Pjesa e manifestimit në mbrëmje, që është në organizim të Qendrës kulturore për fëmijë "Karposh" do të fillojë rreth orës 21 ku do të performojnë grupe muzikore dhe do të ketë një pjesë me karaoke. Me prezantimin e dixhej Babura, i cili do të zgjasë deri në orët e hershme të mëngjesit, do të përmbyllet ky manifestim njëditor.
- Me defilimin e fëmijëve të maskuar nga kopshtet e fëmijëve sot në sheshin "Maqedonia" do të fillojë manifestimi "Apriliada 2011- Shkupi qeshet".
Apriliada zyrtarisht do të hapet në orën 12, ndërsa për katër orë, aq sa do të zgjasë pjesa ditore, do të shpallet dhe ndahet çmimi për maskën më të mirë dhe për vizatim më qesharak nga konkursi i cili u shpall në shkollat fillore. Më të vegjlit do t'i argëtojnë Bilbilat e artë, balerinët e studios "Rebis" etj.
Pjesa e manifestimit në mbrëmje, që është në organizim të Qendrës kulturore për fëmijë "Karposh" do të fillojë rreth orës 21 ku do të performojnë grupe muzikore dhe do të ketë një pjesë me karaoke. Me prezantimin e dixhej Babura, i cili do të zgjasë deri në orët e hershme të mëngjesit, do të përmbyllet ky manifestim njëditor.
Është paraparë kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski të mbajë fjalim në sheshin "Maqedonia" në pjesën e ditës si dhe të mbrëmjes të manifestimit.
"Apriliada 2011" realizohet nën patronazhin e Qytetit të Shkupit.