E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

I gjithë komunikacioni do të jetë nën nivel tokësor, ndërsa hapësira mbi të do të jetë e hapur për qytetarët. Nga ana tjetër, Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit bashkërisht kanë premtuar zgjerimin e rrugës “Cvetan Dimov” dhe bulevardit te rruga e plastikeve. Ky projekt vjen si rezultat i bashkëpunimit që ka Komuna me qytetin.
Mexhiti: Shumė shpejt fillojnė punimet e sheshit “Skėnderbeu” nė Shkup







Punimet ndërtimore në sheshin “Skënderbeu” në Shkup do të fillojnë sa të përfundojnë të gjitha punët administrative.

“Jemi në përfundim të projekteve kryesore realizuese, dhe me atë do të jetë i qartë edhe konstruksioni financiar dhe mendojmë se shumë shpejt duhet të fillojnë punimet”, ka paralajmëruar kreu i Çairit, Izet Mexhiti. Pritet të realizohet varianti i kompletuar i sheshit, ai i cili do të lidhë Komunën e Çairit me atë të Qendrës. Projekti sheshi “Skënderbeu” parashihet të realizohet në kuadër të territorit të Komunës së Çairit, konkretisht para shtëpisë së mallrave “Ilinden”, dyqaneve dhe parkingut aktual.

I gjithë komunikacioni do të jetë nën nivel tokësor, ndërsa hapësira mbi të do të jetë e hapur për qytetarët. Nga ana tjetër, Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit bashkërisht kanë premtuar zgjerimin e rrugës “Cvetan Dimov” dhe bulevardit te rruga e plastikeve. Ky projekt vjen si rezultat i bashkëpunimit që ka Komuna me qytetin.

“Edhe një herë e potencoj se bashkëpunimi me qytetin e Shkupit është solid, koordinohemi, dhe qyteti i Shkupit vazhdon që taksat që i mbledh nga qytetarët e Komunës Çair t’i kthejë në investime kapitale konkrete, si infrastruktura nëntokësore nëpër lagjet e saja. Në bashkëpunim me qytetin në përfundim e sipër janë zgjerimi i rrugës ‘Cvetan Dimov’ dhe rrugës së plastikeve, dy bulevarde kyçe të Çairit. Po ashtu rruga duhet të lidhet edhe me qarkoren e Shkupit”, ka thënë Mexhiti.
Paralajmërohet fillimi i punimeve të sheshit -Skënderbeu- në Shkup

Ai ka shtuar se shumë shpejt pritet edhe ndriçimi i rrugëve të Çarshisë së Vjetër. Ndërkohë kryebashkiaku i Shkupit, Koce Trajanovski, pos zgjerimit të rrugëve ka premtuar edhe investime në kanalizimin atmosferik dhe ujësjellësin.

“Projekte të rëndësishme që do të realizohen në këtë komunë shumë shpejt janë pos zgjerimit të rrugëve edhe investimet e kanalizimit atmosferik, si dhe rikonstruktimi i rrjetit të ujësjellësit dhe rrjetit fekal”, ka thënë Trajanovski.

Vizita në Komunën Çair është pjesë e vizitave në dhjetë komunat e qytetit, që do t'i realizojë kryetari Trajanovski në periudhën e ardhshme. Qëllimi i vizitave është përforcimi i bashkëpunimit mes qytetit dhe komunave për realizimin e projekteve kapitale që janë nën ingerenca të qytetit të Shkupit.

Ndërkohë Qeveria për projektin ideor të sheshit “Skënderbeu” kishte ndarë 10 milionë denarë, ndërsa nga buxheti i vitit 2011 për fillimin e projektit kryesor të sheshit “Skënderbeu” ka ndarë 30 milionë denarë apo rreth 500 mijë euro.

Publikuar: 01.04.2011 | 12:15
Lexuar: 794 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime