E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takimin në Shkup u definua lista për investimet e ardhshme në largpërçuesit të cilët janë me rëndësi strategjike për rajonin e EJL-së në periudhën deri në vitin 2020.
MEPSO do ta konfirmojė kapacitetin e rrjetit elektroenergjketik pėrēues pėr 11 vende nga EJL-ja








- SHA MEPSO do t'i llogarisë dhe konfirmojë kapacitetet e rrjetit elektroenergjetik përçues të 11 shteteve nga Evropa Juglindore (EJL). Vendim të tillë me konsensus e miratuan përfaqësuesit e sistem-operatorëve elektroenergjetik përçues nga 11 vende të EJL-së, në takimin e djeshëm në Shkup.

Në llogaritjen, kumtoi sot MEPSO, do të kyçen të gjithë përçuesit e ri në këto 11 shtete të cilët do të ndërtohen deri vitin 2020 në pajtim me planin 10 vjeçar për zhvillimin e rrjetit përçues në EJL. Nga largpërçuesit e ardhshëm të Maqedonisë në këtë plan janë kyçur ndërlidhje largpërçuese 400-kilovatëshe të Maqedonisë me Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë.

Në takimin e punës në Shkup, morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e grupit rajonal të Komitetit për zhvillim të sistemit elektronik në të cilin marrin pjesë kompanitë sistem-operatore përçuese elektroenergjetike nga Maqedonia, Greqia, Bullgaria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia,Kroacia, Sllovenia, Hungaria dhe Italia. Grupi rajonal punon në suaza të Asociacionit evropian të sistem- operatorëve elektropërçues ENTSO-E.

Në takimin në Shkup u definua lista për investimet e ardhshme në largpërçuesit të cilët janë me rëndësi strategjike për rajonin e EJL-së në periudhën deri në vitin 2020.

ENTSO-E është organizatë në të cilën marrin pjesë më shumë se 40 sistem-operatorë përçues nga vendet evropiane. SHA MEPSO, si sistem-operator përçues i Maqedonisë, është anëtare e plotë e kësaj organizate, e prezanton Republikën e Maqedonisë dhe merr pjesë në krijimin dhe zbatimin e politikave të organizatës së sistem-operatorëve përçues evropian.

Publikuar: 01.04.2011 | 13:20
Lexuar: 468 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime