Nga raportin vjetor për zbatimin e Kartës shihet se të drejtat themelore janë me rëndësi për rrethin e gjërë të politikave - nga mbrojtja e të dhënave deri te migracioni dhe politika në sferën e azilit.
Si pjesë e përpjekjeve që të drejtat themelore të njeriut t'i bëjë realitet për qytetarët në Bashkimin Evropian, për herë të parë Komisioni Evropian përgatiti raport për zbatimin e Kartës për të drejtat themelore në BE, njoftoi komisioni.
Karta është dokument juridik obligues kryesisht për institucionet e BE-së - Parlamentin Evropian, Këshillin dhe Komisionin e Evropës, gjatë përgatitjes së ligjeve të reja evropiane, por edhe për organet kombëtare, kur e zbatojnë të drejtën e BE-së.
Nga raportin vjetor për zbatimin e Kartës shihet se të drejtat themelore janë me rëndësi për rrethin e gjërë të politikave - nga mbrojtja e të dhënave deri te migracioni dhe politika në sferën e azilit.
Raporti, gjithashtu, vëren se për Kartën ka interes të fuqishëm publik. Në dokument shtohet se shpesh Karta gabimisht është interpretuar.
Vitin e kaluar KE-ja ka marrë mbi 4.000 letra nga qytetarë me pyetje, të lidhura me të drejtat themelore. Përafërsisht tre e katërta e këtyre letrave u dedikohen rasteve që nuk bëjnë pjesë në përfshirjen e të drejtës së BE-së.
Sipas hulumtimit të paradokohshëm të Ombudsmanit evropian, 72 për qind e qytetarëve evropianë konsiderojnë se nuk disponojnë me informata të mjaftueshme për Kartën.
Raporti i prezantuar sot përmban shpjegime për atë se në cilat raste zbatohet Karta dhe në cilat raste ajo nuk zbatohet. Pritet që ajo ta lehtësojë qasjen e qytetarëve deri te gjyqësia, vëren KE-ja.
Raporti ka për qëllim t'u ndihmojë qytetarëve të vlerësojnë se kujt t'i drejtohen, kur do të vendosin se të drejtat e tyre themelore janë shkelur nga ndonjë institucion i BE-së ose organ kombëtar.
"Që Karta të ketë veprim praktik, njerëzit duhet t'i njohin të drejtat e tyre dhe të dinë se si t'i praktikojnë, që të fitojnë drejtësi", komentoi eurokomisarja për çështjet gjyqësore Vivian Reding.
BE-ja nuk është "super polic" për të drejtat themelore, Karta zbatohet kryesisht për institucionet e BE-së, vërejti ajo.
Raporti është ndarë në gjashtë ndarje, kushtuar secilës ndarje nga vetë Karta - dinjitet, liri, barazi, solidaritet, qytetërim dhe drejtësi.
Si shembull theksohet shfrytëzimi i skenerëve për verifikim të udhëtarëve nëpër aeroportet.
KE-ja vëren nevojën e respektimit të së drejtave themelore të njeriut si dinjiteti nerëzor, jeta personale dhe familjare dhe mbrojtja e të dhënave personale.
Sa i përket menaxhimit të kufinjve, KE-ja propozon rregulla të reja, të cilat kanë për qëllim mbikëqyrjen e kufijve të jashtëm detarë që ta bëjnë më efikas, madje duhe garantuar respektimin e të drjtave themelore të emigrantëve të kapur në det.
KE-ja propozon edhe ndryshim të rregullave, që e rregullojnë punën e Fronteksit - agjencia e BE-së për menaxhim me kufinjtë e jashtëm.