Bashkëpunimi me Maqedoninë në sferën e gjyqësisë dhe drejtësisë, siç tha, mundëson pasurim të ndërsjelltë pasi që sistemi gjyqësor francez vazhdimisht zhvillohet duke u ballafaquar me sfidat e reja dhe me ndryshimet sociale.
Në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik është prezantuar bashkëpunimi bilateral i Maqedonisë dhe Francës
Qeverisja e mirë dhe shteti ligjor janë temat kryesore të bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Francës dhe kjo është shkaku për mbështetjen franceze në reformat, veçanërisht në sferën e drejtësisë dhe në rregullimin gjyqësor në perspektivën e ardhshme për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Këtë e theksoi ambasadori francez Zhan Klod Shlumberzhe sot në fjalimin e tij në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik ku ishte i prezantuar bashkëpunimi bilateral i Maqedonisë dhe Francës me Shkollën kombëtare për magjistra në Bordo, Francë.
Bashkëpunimi me Maqedoninë në sferën e gjyqësisë dhe drejtësisë, siç tha, mundëson pasurim të ndërsjelltë pasi që sistemi gjyqësor francez vazhdimisht zhvillohet duke u ballafaquar me sfidat e reja dhe me ndryshimet sociale.
Në kontestin e tillë, ambasadori theksoi se nuk dëshirojnë të imponojnë ndonjë model, por të këmbejnë përvoja që sa më mirë t'u përgjigjen pritjeve të qytetarëve nga të dy vendet.
Shlumberzhe theksoi se Franca vazhdimisht e mbështetë Akademinë për stërvitje të gjykatësve dhe prokurorëve publik qysh prej krijimit të saj, me pjesëmarrje të gjykatësve francezë në stërvitjet për dëgjuesit e Akademisë, përmes ndihmës teknike, si dhe me këmbim të kandidatëve nga të dy vendet.
Ambasada franceze, siç theksoi Shlumberzhe, qëndron në dispozicion të Akademisë për organizim të stërvitjeve në Francë dhe në Maqedoni që të kontribuohet në reformën dhe zbatimin e sistemit gjyqësor.
Drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik Aneta Arnaudovska në fjalimin e saj theksoi se gjykatësit dhe prokurorët e rinj nuk duhet të jenë vetëm mjeshtër për zbatimin e teknikave ligjore, por tek ata të zhvillohet aftësia për çështje njerëzore, për ndërtimin e autoritetit, humanitetit, punës ekipore, respektimin e kodit etik, aftësi për organizime, si dhe aftësi për promovimin e risive në jurisprudencë.