Në vi-fi pikat e vërtetuara do të vendoset nga një internet kiosk me nga një kompjuter dhe antenë pa tel, me rreze veprimi prej 100 deri 150 metra, ndërsa banorët e fshatrave do të munden në katër vitet e ardhshme të përdorin internetin falas.
Shteti do të subvencionojë mjediset rurale
Shteti do të zbatojë projekt, me të cilin në 680 lokacione në mjediset rurale do të vendoset infrastrukturë për transmetim të internetit pa tel. Në vi-fi pikat e vërtetuara do të vendoset nga një internet kiosk me nga një kompjuter dhe antenë pa tel, me rreze veprimi prej 100 deri 150 metra, ndërsa banorët e fshatrave do të munden në katër vitet e ardhshme të përdorin internetin falas.
Këtë e paralajmëroi sot në konferencën për shtyp ministri i Shoqërisë informative Ivo Ivanovski, duke e prezantuar projektin, i cili do t'i kushtojë shtetit një milion euro, respektivisht katër milionë euro për katër vitet e ardhshme.
Sipas Ivanovskit, qëllimi i projektit është që të kapërcehet jazi digjital mes mjediseve rurale dhe urbane, si dhe ta nxiten operatorët ekonomikë të investojë në vendosjen e rrjeteve, në çka deri tani nuk kanë parë diçka të shpaguar.
Realizimi i projektit do të fillojë me shpallje të tenderit për furnizim të shërbimit internet falas nga operatorët ekonomikë. Ata do të mund të konkurrojnë për një apo më shumë se 13-të njësite territoriale, të cilët janë ndarë me përqindje të barabartë të banorëve.