E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zgjidhja e kontesteve, promovimi i vlerave evropiane, vazhdimësi te reformave, bashkëpunimi rajonal u vlerësuan si te domosdoshme dhe prioritare për te ardhmen e Maqedonisë.
Ali Ahmeti priti ambasadorin e Polonisė dhe tė Kroacisė









Situata aktuale politike ne vend, zgjedhjet e parakohshme parlamentare, implementimi i Marrëveshjes se Ohrit, rrugëtimi i Maqedonisë drejt integrimeve evro-atlantike, marrëdhëniet ndëretnike dhe aspekte tjera te jetës politike ne vend ishin temat qe përmbushën agjendën e takimeve qe kryetari i BDI-se z.Ali Ahmeti ne vazhdën e takimeve te rregullta me përfaqësues te akredituar ne vend i zhvilloi ndaras me ambasadorin e Polonise z. Dariush Bahura ( Dariusz Bachura), me ambasadorin e Kroacise z. Zlatko Kramaric .

Zgjidhja e kontesteve, promovimi i vlerave evropiane, vazhdimësi te reformave, bashkëpunimi rajonal u vlerësuan si te domosdoshme dhe prioritare për te ardhmen e Maqedonisë. Me tej, ekselenca e tije z.Bahura siguroi kryetarin Ahmeti se Polonia me fillimin e kryesimit me Këshillin Evropian nga gjysma e dyte e vitit ne vijim, do te inkurajoje dhe përkrahe Maqedonine edhe me tej ne aspiratat e saja veri-atlantike duke nënvizuar se tejkalimi i kontestit per përdorimin e emrit dhe implementimi i plote i Marrëveshjes se Ohrit janë çështje vitale për rrugëtimin e vendit drejt integrimeve Euro-atlantike.

Ambasadori z.Bahura përuroi kryetarin Ahmeti per lidershipin e treguar, dhe njëkohësisht vlerësoi se Maqedonisë i nevojiten politikan te guximshëm, te cilët do të dine te ngrisin ura bashkëpunimi, te ndërtojnë perspektiva e suksese te reja për një te ardhme te begate, vlera te cilat popujt tanë do i bashkoje ne Evropën e bashkuar.
Lideri i BDI-se Ali Ahmeti me ambasadorin e Kroacise z. Zlatko Kramaric

Kryetari Ahmeti njoftoi mysafiret me zhvillimet e fundit politike ne vend me theks te veçante ndryshimet legjislative rreth çështjeve që ka te beje me kodin zgjedhore, rreth përgatitjeve institucionale për zgjedhje te lira, fer, demokratike dhe te pranueshme për të gjithë.

Ambasadori Kramaric dhe Kryetari Ahmeti vleresuan rolin e dyanshem te komunitetit shqiptare dhe atije kroat ne respektin e ndersjelle, ne bashkëpunimin dhe ngritjen e vlerave te perbashketa si komunitet te ndryshme por me tendence te ngitjes se nivelit te bashkejeteses dhe respektimit te diversiteteve kombetare e kulturore.

Kryetari Ahmeti siguroi mysafiret se agjenda e Bashkimit Demokratik per Integrim permban ngazhimin maksimal drejt implementimit te Marrëveshjes se Ohrit, ne ndertimin e marrdhenieve te mira nderetnike, mardhenieve te mira me fqinjet, standarde dhe shtet ligjor, ekonomi te zhvilluar dhe kushte te mira per hapjen e vendeve te reja punes.

Publikuar: 01.04.2011 | 07:30
Lexuar: 538 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime