Për ta evituar shtimin në peshë, duhet të hani ngadalë dhe ti evitoni ushqimet e shpejta (fast food). Po ashtu, nuk duhet të hani duke e shikuar TV-në.
Njëra ndër arsyet e epidemisë së mbipeshës mund të jetë edhe ngrënia tepër e shpejtë, thonë shkencëtarët japonezë.
Për ta evituar shtimin në peshë, duhet të hani ngadalë dhe ti evitoni ushqimet e shpejta (fast food). Po ashtu, nuk duhet të hani duke e shikuar TV-në.
Personat që hanë shpejt, hanë më shumë, meqë derisa organizmi ti njoftojë se është ngopur, ata e hanë tërë ushqimin në dispozicion. Këta persona janë tri herë më të rrezikuar nga mbipesha. Të ngrënit e shpejtë është një ves që, rëndomë fitohet që në fëmijëri. Kjo mund të përmirësohet edhe pse me shumë mund.
Ndoshta keni dëgjuar edhe ju të vjetrit që thonë se, para se ta gëlltitni, ushqimin duhet përtypur mirë. Epo mirë, këto pohime tani del se janë të vërteta.
Shtimit në peshë i kontribuojnë edhe ushqimet e shpejta (fast food) në porcione të mëdha, pastaj ushqimet e përpunuara, si dhe ngrënia para TV-së.