E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Situata politike, mbarëvajtja e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare, implementimit i Marrëveshjes se Ohrit, rrugëtimi i Maqedonisë drejt integrimeve euro-atlantike, marrëdhëniet ndëretnike, situata e sigurisë ne vend she rajon dhe aspekte tjera të jetës politike në vend ishin temat të cilat i ndanë bashkëbiseduesit.
Ahmeti takoi ambasadorin e SHBA-ve







Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti priti të premten në takim pune ambasadorin amerikan Philip T Reeker.

Situata politike, mbarëvajtja e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare, implementimit i Marrëveshjes se Ohrit, rrugëtimi i Maqedonisë drejt integrimeve euro-atlantike, marrëdhëniet ndëretnike, situata e sigurisë ne vend she rajon dhe aspekte tjera të jetës politike në vend ishin temat të cilat i ndanë bashkëbiseduesit.

“Kryetari Ahmeti njoftoi ambasadorin Reeker për zhvillimet politike ne vend, raportet me partitë tjera politike ne prag te zgjedhjeve te parakohshme parlamentare. Me tej, Ahmeti informoi z. Reeker për angazhimet permanente në drejtim të krijimit të kushteve për zgjedhje të lira, fer, demokratike, dhe të pranueshme duke vlerësuar edhe kontributin dhe ndihmën qe Shtetet e Bashkuara dhe ambasadori Reeker ka ofruar ne këtë drejtim ne mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të vitit 2009”, thuhet në një njoftim.

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se vendit i nevojiten zgjedhje të lira, fer,demokratike dhe të pranueshme, çdo tentative për prishje të këtyre kritereve rrezikon të ardhmen euro-atlantike te Maqedonisë dhe qytetareve te saj.

Ambasadori Reeker dhe kryetari Ahmeti në prag të 10 vjetorit të arritjes së Marrëveshjes paqësore të Ohrit vlerësuan ecurinë e implementimit të kësaj Marrëveshje, dokument ky i pranuar ndërkombëtarisht, i përkrahur dhe i garantuar nga qendrat e vendosjes SHBA, NATO dhe UE. Me tej bashkëbiseduesit diskutuan edhe për raportet ndëretnike, marrëdhëniet me fqinjët, zhvillimin ekonomik dhe çështje tjera të natyrës politike, kulturore, sociale, etj.

Publikuar: 02.04.2011 | 10:27
Lexuar: 304 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime