E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga shitjet e biletave u siguruan 3,2 milion dollarë, të cilat do të shkojnë të gjitha për të ndihmuar zonat e goditura nga tërmeti në Japoni, ku më shumë se 28 mijë persona janë të vdekur apo humbur.
Jackie Chan, bamirėsi pėr Japoninė





Heroi i filmave me aksion, Jackie Chan, u shndërrua në nismëtar të një koncerti bamirësie që bashkoi disa yje të muzikës aziatike, në Hong Kong.

Nga shitjet e biletave u siguruan 3,2 milion dollarë, të cilat do të shkojnë të gjitha për të ndihmuar zonat e goditura nga tërmeti në Japoni, ku më shumë se 28 mijë persona janë të vdekur apo humbur.

”Ne jemi këtu për t’i thënë njerëzve të Japonisë se nuk janë vetëm”, deklaroi Chan, i cili prezantoi koncertin. “Nuk duhet të dorëzoheni, vazhdoni të rezistoni. Japonezët kanë një rimëkëmbje të gjatë përpara tyre, por shpresoj të qëndrojnë të fortë dhe optimistë”.

Chan-it iu bashkuan disa yje të muzikës nga Tajvani, Kina, Japonia, Korea e Jugut dhe Indonezia. Të gjithë ata kënduan për tre orë e gjysmë, ndërsa pas tyre shfaqeshin pamje nga tërmeti e tsunami shkatërrimtar.

Publikuar: 02.04.2011 | 11:11
Lexuar: 507 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime