Lajmin e ka bërë të ditur vet Krasniqi, i cili ka thënë se në emër të Kuvendit të Kosovës, Ligjin për Buxhet e ka nënshkruar nënkryetari i këtij institucioni Xhavit Haliti.
Sipas burimeve të Kohës Ditore, ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi e ka nënshkruar të premten në orët e vona të pasdites Ligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2011.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Krasniqi, i cili ka thënë se në emër të Kuvendit të Kosovës, Ligjin për Buxhet e ka nënshkruar nënkryetari i këtij institucioni Xhavit Haliti.
Në emër të Kuvendit atë e ka nënshkruar nënkryetari Haliti, kurse unë si U.D i presidentit, ka thënë Krasniqi.
Sipas disa burimeve, Ligji për Buxhet pritet të botohet të hënën në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës, me çka bëhet e mundshme që brenda disa orëve, shërbyesit civilë, arsimtarët e pjesëtarët e Policisë së Kosovës ti marrin pagat me rritje.