Studentët, por edhe personat e interesaur për punë praktike më lehtë t'i kontaktojnë firmat, ku duan të jenë vullnetarë, e kompanitë t'i zvoglojnë harxhimet për punësim të kuadrove kualifikuese, është qëllimi i Programit kombëtar për punë praktike dhe punësim "Karriera ime", që sot u prezantua në Tetovë.

Sipas drejtorit të projektit, Nimish Xhaferi, Programi është pjesë e projektit për konkurrencë i USAID-it, ndërsa realizohet në bashkëpunim me universitetet, bashkësitë e biznesit dhe autoritetet lokale.
Kryetari i komunës së Tetovës dhe rektor i paradokohshëm i Universitetit Shtetëtor të Tetovës Sadi Bexheti tha se ky aktivitet i USAID-ti do të mundësojë përvojë për punësim të ardhshëm të stundetëve dhe do të kontribuojë për zhvillim të firmave dhe ndërmarrjeve.
Në promovim morën pjesë edhe prorektorët nga dy universitetet e Tetovës, Fejzulla Shabani nga USHT dhe Zamir Dika nga UEJL.
Programi kombëtar për punë praktike dhe punësim nga USAID-i do të prezantohet edhe në Strumicë, Sveti Nikollë, Kumanovë, si dhe në Shkup pasi paraprakisht është promovuar në Shtip, Manastir, Prilep, Strugë dhe Ohër.