E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mbështetës të manifestimit janë bashkëshortja e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Maja Ivanova dhe prefekti i komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq.
Nė Maqedoni u shėnua 2 Prilli - Dita botėrore e autizmit









Në Maqedoni me një seri manifestimesh sot u shënua 2 prilli - Dita botërore e autizmit.

Në organizim të Shoqatës shkencore të Maqedonisë për autizëm tek shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë në mënyrë simbolike u shpërndanë 300 balona, bluza me shenjë të autizmit dhe 1.200 pamflete me informata bazë për autizmin.

Mbështetës të manifestimit janë bashkëshortja e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Maja Ivanova dhe prefekti i komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq.

Në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, ndërkaq, do të mbahet panel diskutimi për autizmin dhe tretmanin e personave me autizëm në Maqedoni dhe në botë. Panel diskutimi është në organizim të shoqatës së qytetarëve "Në botën time", ndërsa qëllimi është që të rritet ndërgjegjja se autizmi ekziston edhe tek ne dhe i prekë jo vetëm individët por edhe institutet relevante.

Publikuar: 02.04.2011 | 19:17
Lexuar: 487 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime