Është lënë i lirë pas mbajtjes për katër orë në qeli, kreu i lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti. Policia e Maqedonisë e arrestoi atë dje në pikën kufitare të Bllacës, rreth orës 19:30, njohtojnë agjencitë shqiptare.

Policia nga ana e saj nuk bëri të ditur asnjë arsye për ndalimin e Kurtit, duke u shprehur se gjithçka do ta bëjë të ditur të mërkurën (sot).
Arsyetimi që i është dhënë një aktivisti i cili po e shoqëronte, ishte se Kurti do të mbahej dhe do të merrej në pyetje nga inspektorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, për të verifikuar kalimin e tij në territorin e Maqedonisë.
I kontaktuar në telefon nga mediat shqiptare, Kurti deklaroi se nuk i di arsyet e ndalimit. Ai u shpreh se ka pritur dy orë ardhjen e inspektorëve të Ministrisë së Brendshme që e kanë marrë në pyetje lidhur me emrat e anëtarëve të kryesisë së lëvizjes "Vetëvendosje".