Bionde, e bukur, e sigurt në vetvete: Gjeneral- majore Margaret Woodward, 51 vjeç. Për herë të parë në historinë e SHBA një grua drejton një aksion ushtarak të këtyre përmasave: Woodward është komandante e flotës ajrore amerikane, numër 17, e stacionuar në Rammstein, Gjermani. Kjo grua ka eksperiencë. Prej një viti po drejton këtë flotë dhe ka realizuar 3800 orë fluturimi. Në vitin 2007 madje ka drejtuar edhe aeroplanin më të rëndësishëm në botë Air Force One me presidentin Bush në bord.
Libia në luftë civile. Diktatori Muamar Gadafi është nën presion. Njerëzit e tij më të afërt po i kthejnë krahët dhe po arratisen jashtë vendit. Fillimisht ministri i tij i Jashtëm, tani edhe shefi i shërbimit sekret jashtë vendit. Por Gadafi nuk dorëzohet. Dhe aleatët po përpiqen ta fitojnë këtë luftë nga ajri. Një grua kërkon ta nxjerrë Gadafin në ekzil me bomba.
Bionde, e bukur, e sigurt në vetvete: Gjeneral- majore Margaret Woodward, 51 vjeç. Për herë të parë në historinë e SHBA një grua drejton një aksion ushtarak të këtyre përmasave: Woodward është komandante e flotës ajrore amerikane, numër 17, e stacionuar në Rammstein, Gjermani. Kjo grua ka eksperiencë. Prej një viti po drejton këtë flotë dhe ka realizuar 3800 orë fluturimi. Në vitin 2007 madje ka drejtuar edhe aeroplanin më të rëndësishëm në botë Air Force One me presidentin Bush në bord.
Ajo ka qenë pilote e avionëve furnizues gjatë pushtimit të Panamasë dhe në luftërat në Ballkan. Tani synimi i saj është Gadafi. Megjithatë nuk ka shumë kohë. SHBA ka deklaruar se do tërhiqet nga sulmet dhe do jetë në dispozicion. Por Woodward është aty. Ndërkohë mediat flasin edhe për një të dërguar të djalit të Gadafit në Londër. Mësohet se ai po diskuton për skenarët e një zgjidhje të mundshme. Ushtria e Gadafit, ka thënë një admiral amerikan, është dhjetë herë më e fuqishme se ajo e rebelëve.