Romani i parë i Monica Ali, Rrugëza me tulla, fitoi shumë famë dhe ishte në listën e librave më të mirë britanikë kohë më parë. Ndërsa vepra e saj e fundit, Historia e patreguar, është një përsiatje e ngritur mbi një imagjinatë, apo fantazi në lidhje me të ndjerën princesha Diana: po sikur ajo të mos ketë vdekur në gusht të vitit 1997 dhe të jetë shtirur për këtë ngjarje për të ndërtuar një jetë më vete?
Po sikur të jetë diçka e shpikur prej saj?
Romani i parë i Monica Ali, Rrugëza me tulla, fitoi shumë famë dhe ishte në listën e librave më të mirë britanikë kohë më parë. Ndërsa vepra e saj e fundit, Historia e patreguar, është një përsiatje e ngritur mbi një imagjinatë, apo fantazi në lidhje me të ndjerën princesha Diana: po sikur ajo të mos ketë vdekur në gusht të vitit 1997 dhe të jetë shtirur për këtë ngjarje për të ndërtuar një jetë më vete?
Në një moment në funeralin e saj, gjatë fjalimit që mbajti me këtë rast i vëllai i Dianës, Earl Spencer, tha për të motrën se ajo ishte njeriu më i ndjekur në të gjitha kohërat. Kjo nuk ka dyshim, nuk është për tu habitur dhe në këto rrethana nuk mund të çuditesh edhe nga fantazia se princesha mund të ketë dashur që përmes një vdekjeje të shtirur, të ketë ndërtuar një jetë për veten, tashmë larg vëmendjes që po i shkatërronte gjithçka. Ajo ëndërronte që të ikte jashtë Britanisë dhe të kishte atë jetën e thjeshtë. Por do të duhej vërtet një magji që të mund ta shndërronte një grua, nga një princeshë në një njeri të zakonshëm. Kjo është pak a shumë ideja e librit të fundit të shkrimtares Monika Ali. Sipas saj, princesha që ndodhet në qendër të librit është një personazh i sajuar, i bazuar te Diana. Ajo arrin, më në fund, të realizojë fantazinë e saj për të jetuar në një qytet të vogël në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe herë pas here shfleton revistat e vjetra, për të kujtuar copëzat e jetës që la pas. Por ata që janë më të çmuarit, fëmijët e saj, me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së të ëmës organizojnë një koncert të madh në stadium. Emri i kësaj gruaje të shndërruar është Lidia dhe ajo ka një sërë gjërash që e bëjnë të ngjashme me Dianën. Ka qenë e adhuruar nga miliona njerëz gjatë jetës së saj si princeshë, ka vuajtur nga braktisja që i kanë bërë dhe tradhtia bashkëshortore. Shpesh, në atë jetë, ka qenë e vetmuar dhe e izoluar, edhe pse e pasur dhe e adhuruar nga njerëzit larg saj. Në këto rrethana, kuptimin e vetëm të jetës e gjeti tek bamirësia dhe veprat për të varfrit dhe të sëmurët e botës, një punë së cilës iu kushtua me shumë devocion. Ndërkohë kishte edhe një shpirt kundërshtie ndaj mënyrave drastike dhe të vjetra me të cilat funksiononte monarkia e vendit dhe shpesh i kundërshtonte dhe rebelohej ndaj këtyre rregullave. Por presioni ndaj saj ishte shumë i madh. Dhe vjen një moment kur gjërat janë ndryshe nga e vërteta e Dianës dhe princesha e librit nuk vdes në një aksident automobilistik, por, përkundrazi, e shpik aksidentin për të sajuar vdekjen dhe me këtë rast për të rilindur diku tjetër e për të shijuar jetën e qetë dhe larg të gjitha detyrimeve dhe shtrëngimeve të jetës si princeshë. Autorja e librit rrëfen se gjatë viteve e kishte intriguar shpesh një mundësi e tillë edhe për Dianën. Në momentin kur ajo pësoi aksidentin, jeta e saj ndodhej në udhëkryq me ngjarjet personale të ngatërruara dhe me një punë të madhe në lëmin e bamirësisë. Nëse do të kishte vazhduar të jetonte, si do të kishte qenë sot Diana, afër të 50-ave?
Monika vendosi që të shkruajë në lidhje me këtë fantazi të saj në verën e vitit 2009, bazuar në ndjesinë që i kishin lënë të gjithë librat që kishte lexuar për Dianën, si dhe te disa kërkime personale që kishte bërë për të. Ajo që shkrimtarja zbuloi e nxiti më shumë që të përfundonte veprën. Po çfarë zbuloi që e nxiti në këtë mënyrë. Së pari, Diana ishte një rebele e vërtetë. Ajo shpesh i kundërshtonte rregullat e rrepta të protokollit mbretëror dhe në këtë rast merrte mbi vete rreziqe shumë të mëdha. Për ti shpëtuar ndjekjeve të fotografëve, ajo shpesh bënte edhe gjëra të rrezikshme, si një herë në Austri, gjatë pushimit në shtëpi, u hodh nga dritarja e hotelit, për të mos rënë në duart e fotografëve dhe paparacëve që i kishin zënë pritë në holl. Ajo nuk ka dashur asnjëherë që të kishte një truprojë që ti qëndronte gjatë gjithë kohës nga pas, sepse kishte frikë se ai do ta spiunonte në gjithçka, sepse Diana donte që të ishte e lirë dhe të bënte çti pëlqente, pa rregulla dhe shtrëngime. Një tjetër aspekt i rëndësishëm i Dianës që zbuloi shkrimtarja ishte ai i mënyrës me të cilën princesha komunikonte me njerëzit dhe madje edhe me median. Asnjë mbretëror më parë nuk kishte folur në mënyrë aq të drejtpërdrejtë sa ajo, dhe njerëzit e donin edhe sepse kishin dëgjuar për mënyrën se si ajo vuante situatën e saj. Ajo ishte gruaja më e bukur në botë e, megjithatë, bashkëshorti nuk e donte, e refuzonte dhe e tradhtonte me një grua më të shëmtuar. Vuajtja ia shtoi joshjen, sepse dhimbja e bënte më pranë njerëzve të zakonshëm, më njerëzore dhe jo një princeshë të ngrirë. Së treti, shkrimtarja u mrekullua nga fiksimi i Dianës për ti ikur jetës që kishte. Ajo jetonte nën një ndjekje dhe kontroll të rreptë të rojeve të shërbimit sekret dhe të paparacëve. Ishte një presion i jashtëzakonshëm që duhet tia kishte bërë jetën e pamundur dhe ta dëshironte shumë arratinë, madje ndoshta me çdo kusht. Ndonjëherë, sigurisht, stresi i saj edhe shfaqej. Në intervistën që dha për Panoramën, në vitin 1995, Diana deklaroi se në fillim të martesës, miqtë e të shoqit i thoshin se nuk ishte një person i stabilizuar, se ishte e sëmurë dhe duhet që të dërgohej në ndonjë shtëpi, që të mos ishte turpi i botës për mbretërinë. Diana ëndërronte që të kishte një jetë normale. Me të dashurit e saj ajo luante shtëpirash. U gatuante. Apo u hekuroste këmishën. Kur dashuria e jetës së saj, kirurgu pakistanez, Hasnat Khan, e nxori një natë jashtë në një klub xhazi, në një lagje periferike në Londër, ajo u ndie e mrekulluar teksa përzihej me njerëzit e zakonshëm. Ndaj shkrimtarja nisi që të mendonte: po sikur
? E megjithatë ajo ngulmon se, pavarësisht pikave të përbashkëta që ka Diana me personazhin e saj, ai është një personazh i shpikur, fiksional. Një nga dallimet më të mëdha mes tyre është se Lidia bëri diçka të cilën Diana nuk do ta kishte bërë kurrë. Diana nuk do ti kishte braktisur kurrë djemtë e saj. Diana ishte një nënë shumë e devotshme dhe asnjëherë, askush nuk e ka vënë këtë në dyshim.
Në vitin 1995, ajo i shkruan një shënim shoqëruesit të saj, Butler, në të cilën i thoshte se dikush në establishmentin britanik ishte duke planifikuar një aksident me makinë për të. Ndërsa princesha e shkrimtares, jo vetëm që e dyshon një gjë të tillë, por është tërësisht e bindur se ajo do të vritet nga shërbimi sekret dhe në pragun e një shpërthimi nervor, ajo vendos që të ndryshojë fatin, sepse e di që fëmijët e saj, në të gjitha rastet do të mbeteshin pa nënë, edhe nëse ajo do të vazhdonte që të qëndronte në shtëpi. Atëherë vendos që të marrë fatin në duart e saj dhe të bëjë një plan për këtë. Pasi zhduket, shkon në një qytet të vogël në Amerikë dhe nis marrëdhënien me një burrë. Ndërkohë që ndryshoi tërësisht pamjen e jashtme dhe ishte e qetë së të paktën tani, askush nuk do tia zbulonte sekretin, derisa një takim rastësor me një paparac e zbulon dhe kështu fillon për të sërish loja e vjetër e maces me miun. Sigurisht që kjo është një fantazi, një përrallë, por shumë tërheqëse, që ka në qendër një person, joshja ndaj të cilit nuk do të marrë fund kurrë. Ajo që donte të eksploronte shkrimtarja ishte mundësia e lënies pas shpine të një jete dhe e nisjes së një jete krejtësisht të re në një vend të ri. Ndërkohë, ajo thotë se një nga qëllimet e shkrimit të saj ishte që ti jepte respekt njërës prej grave më të jashtëzakonshme dhe të keqkuptuara të kohës sonë. Shkrimtarja i referohet herë pas here përjetimit që pati kur dëgjoi për herë të parë për vdekjen e Dianës, atë ndjenjën e mbytjes dhe të dhembjes së madhe të ndërthurur me mungesën e besimit se një gjë e tillë kishte ndodhur vërtetë. Ajo kujton se si për ditë të tëra ka qenë me lot në sy, duke përjetuar keqardhje të sinqertë dhe të thellë për princeshën, jeta e së cilës ishte këputur në mes në një moshë kaq të re dhe në mënyrë kaq tragjike. Ajo për të cilën shkrimtares i vjen më shumë keq janë përbaltjet e herëpashershme që i bëhen figurës së saj, tani që nuk është më gjallë dhe që nuk mund ta mbrojë veten. Për më tepër, kur janë njerëz që i kanë qenë afër dhe që i nxjerrin sekretet.
Por ata që flasin keq, harrojnë se sa i vështirë dhe revolucionar ishte rrugëtimi i Dianës në spitalet e të vobektëve, përqafimi i fëmijëve me Sida, rrëfimi që bëri në ekran për të vërtetat e errëta të Pallatit Bakingam. Të gjitha këto donin një zemër dhe guxim jashtëzakonisht të madh dhe kjo i bëri miliona njerëz në botë që të derdhnin lot të sinqertë në vdekjen e saj dhe ta kujtojnë edhe sot, me shumë respekt, Lady Dianën.