E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i Lëvizjes "Zgjohu", Artan Grubi deklaroi se lëvizja qytetare të cilën e udhëheq ai ka sjellë frymë të re dhe që ajo gjatë tre viteve të funksionimit ka arritur të ndërgjegjësojë popullatën shqiptare në Maqedoni dhe që shpreson se kjo rrugë që e hapi kjo lëvizje do të ndiqet edhe më tej si nga qytetarët ashtu edhe nga politikanët.
Lėvizja “Zgjohu” festoi trevjetorin e themelimit tė saj











Lëvizja Qytetare "Zgjohu", në Kapan An në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, mbrëmë ka festuar ditëlindjen e tretë.

Në ceremoninë e rastit morën pjesë emrat e njohur të skenës politike, ambasadorë si dhe mysafirë nga Kosova dhe Shqipëria.

Kryetari i Lëvizjes "Zgjohu", Artan Grubi deklaroi se lëvizja qytetare të cilën e udhëheq ai ka sjellë frymë të re dhe që ajo gjatë tre viteve të funksionimit ka arritur të ndërgjegjësojë popullatën shqiptare në Maqedoni dhe që shpreson se kjo rrugë që e hapi kjo lëvizje do të ndiqet edhe më tej si nga qytetarët ashtu edhe nga politikanët.

"Jemi jashtëzakonisht krenar për rezultatet e ZGJOHUT, në veçanti në vetëdijesimin e popullatës shqiptare në Maqedoni me theks të veçantë në Shkup, në veçanti në fushën e ngritjes së vetëdijes së mbrojtjes së trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve, në ngritjen e vetëdijes për refuzimin e armëve, për refuzimin e dhunës tek shqiptarët dhe më duhet të them që rezultatet janë të dukshme. Qytetarët e përkrahin lëvizjen "Zgjohu" dhe në veçanti në evenimentet që ne i bëjmë për të ngritur dhe përforcuar identitetin kombëtar tek të gjithë shqiptarët në Shkup, qytetarët i përgjigjen kësaj me një mënyrë të jashtëzakonshme dhe marrin pjesë masivisht në evenimentet tona", deklaroi kryetari i Lëvizjes Qytetare "Zgjohu", Artan Grubi.

Publikuar: 06.05.2009 | 17:33
Lexuar: 716 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime