E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ky investim i komunës së Sarajit kap vlerën prej 50 mijë eurove dhe është një nevojë e kahmotshme e qytetarëve të fshatit Bukoviç. Ndërtimi i këtij sheshi është edhe pjesë e programit tim parazgjedhor, ndërsa janë shtruar gjithsej 1500 metra katrorë pllaka të betonit", ka deklaruar kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.
Pėrurohet sheshi nė fshatin Bukoviē, nė komunė tė Sarajit






Sot, në mënyrë solemne, në fshatin Bukoviç të Komunës së Sarajit, është përuruar sheshi i fshatit, i cili është shtruar me pllaka betoni dhe është bërë vendosja e bankinave, njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Komunës së Sarajit.

Në ceremoninë, përveç një numri të madh të banorëve të këtyre vendbanimeve, mori pjesë edhe kryetari i komunës së sarajit, Blerim Bexheti.

"Ky investim i komunës së Sarajit kap vlerën prej 50 mijë eurove dhe është një nevojë e kahmotshme e qytetarëve të fshatit Bukoviç. Ndërtimi i këtij sheshi është edhe pjesë e programit tim parazgjedhor, ndërsa janë shtruar gjithsej 1500 metra katrorë pllaka të betonit", ka deklaruar kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.

Ai gjithashtu informoi që komuna që drejton ai është duke përfunduar edhe projektin për shtruarjen edhe të disa rrugëve në fshatin Llaskarcë. Kryetari i komunës Bexheti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, vizituan edhe shkollën e Bukoviçit, ku janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e shkollës pas djegies së saj vitin e kaluar.

Numri një i komunës së Sarajit, u premtoi banorëve të këtij vendbanimi se shkolla do të jetë gati për disa muaj me ç’ras edhe nxënësit e këtyre vendbanimeve do të kenë mundësi të ulen në bankat e tyre shkollore.

Publikuar: 03.04.2011 | 16:11
Lexuar: 590 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime