Kanë drejtë në klubin londinez të jenë krenar për atë që kanë bërë. Nëse më pyesni nëse do të eliminojnë Real Madridin, përgjigja është negative. Sipas meje, ne jemi ekip më i mirë dhe besoj se do të kualifikohemi në gjysmëfinale.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i është përgjigjur sinqerisht gazetarit të Mirror, që kishte të bënte me mundësinë e Tottenhamit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Realit.
Kam respektin më të madh ndaj Tottenhamit për atë që kanë arritur këtë sezon Redknapp dhe lojtarët e tij në Ligën e Kampionëve, tha Mourinho duke shtuar:
Kanë drejtë në klubin londinez të jenë krenar për atë që kanë bërë. Nëse më pyesni nëse do të eliminojnë Real Madridin, përgjigja është negative. Sipas meje, ne jemi ekip më i mirë dhe besoj se do të kualifikohemi në gjysmëfinale.
Mourinho ka fituar titullin e kampionit evropian në të kaluarën me Porton dhe Interin. Pritet që të njëjtën ta bëjë edhe me Realin.