E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka tërheq vërejtjen partnerit të koalicionit VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski se çdo vonesë e mëtejme në procesin e integrimit të vendit në NATO mund të prodhoj pasiguri te qytetarët e vendit. Ahmeti për Alsat ka shtuar se duhet përshpejtuar edhe procesi i zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë.
Ahmeti: Maqedonia sa mė parė nė NATO, ndėrsa nė BDI respektohet mendimi ndryshe









Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka tërheq vërejtjen partnerit të koalicionit VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski se çdo vonesë e mëtejme në procesin e integrimit të vendit në NATO mund të prodhoj pasiguri te qytetarët e vendit. Ahmeti për Alsat ka shtuar se duhet përshpejtuar edhe procesi i zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë.

Duhet të gjendet zgjidhje për emrin...

"Duhet të gjendet zgjidhje sidomos në drejtim të kontekstit të emrit me Greqin sepse shkakton vonesa në drejtim të antarësimit të Maqedonisë në NATO dhe çdo vonesë e Maqedonisë për antarësim në NATO sigurisht që prodhon pasiguri në rradhë të parë tek qytetarët e Maqedonisë, por prodhon gjithashtu pasiguri edhe tek investitorët, ne jemi një vënd me nevojë, që kemi nevojë për investime sepse papunësia është jashtëzakonisht e madhe, por njëherit duhet të jepen porosi të qarta se ne nuk jemi të interesuar që ky vend të përjetojë ndonjë krizi sepse qytetarët nuk kanë nevojë për gjëra të tilla por duhet të krijojmë kushte dhe rrethana që të jetojmë në fqinjësi të mirë dhe shpresoj unë që duhet të përshpejtohet kjo situatë për të arritur një zgjidhje që sa më parë të jemi pjesë e NATO-së dhe sa më parë të fillojnë negociatat për antarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian", deklaroi kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti.

JO konflikte midis komuniteteve dhe bashkësive fetare...

Duke komentuar projektin e qeverisë për ndërtimin e Kishës në sheshin e Shkupit Ahmeti ka deklaruar se është normale që një aksion të nxitë reaksion. Sipas tij Maqedonia nuk ka nevojë për të ringjallur konflikte midis komuniteteve dhe bashkësive fetare., anadaj autoritet duhet të jenë të kujdeshme në këtë drejtim.
"Është dialektike që aksioni nxitë reaksion, unë mendoj se duhet të jemi më të kujdesëshëm në këto çështje në këtë vend, sepse s'kemi nevoj që të ngjallen përplasje apo konflikte në mes komuniteteve apo konfesioneve të ndryshme sepse është mëse e panevojshme se sot jemi në shekullin 21 dhe unë mendojë që nuk ka nevojë Maqedonia as për Natën e Shën Bartolomeut, por as për luftën e Kryqëzatave apo për ndonjë ekstremizëm islamik e kështu me rradhë", theksoi Ahmeti.

S'ka asgjë të keqe nga mendimi ndryshe...

Krytetari i BDI-së Ahmeti ka mbështetur edhe deklaratën e Fazli Veliut, i cili para pak ditësh kritikoi ashpër punën e ministrave shqiptarë në qeverinë Gruevski.

"Jo vetëm Fazli Veliu por edhe unë në këtë takim e thash që ne duhet të punojmë shumë më shumë për të realizuar programin tonë, përcaktimet tona dhe asgjë e keqe nuk vjen nëse ka mendime, ka sygjerime, ka porosi që të përkujtohemi pak, që të përshpejtojmë dinamikën, të arrijmë ti materializojmë qëllimet tona...", vlerësoi ai.

Pas zgjedhjeve të fundit lokale dhe presidenciale, në opinion vazhdojnë të qarkullojnë paralajmërimet për rekonstruimin e mundshëm të qeverisë por zyrtarishte edne nuk është konfirmuar një lajm i tille. /Alsat-M/

P.S.(Titulli dhe mestitujt janë të redaksisë Yll Press)

Publikuar: 06.05.2009 | 04:57
Lexuar: 419 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime