E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me tifozët romakë në heshtje dhe lojtarët Giallorosë të shokuar, Juventusi me anë të Alessandro Matrit, i cili iu shmang një gracke të ofsajdit arriti që të shënojë për 0-2 dhe fitoren e madhe në kryeqytet.
Juventus, me shpresė pėr nė CH.L.






Roma ka pësuar humbje të rëndë në shtëpi me rezultat 2-0 nga Juventusi, me Bardhezinjtë që tani rikthehen seriozisht në luftë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve vetëm shtatë javë pa përfunduar Kampionati italian, Serie A.

Pjesa e parë ishte e dominuar kryesisht nga Juventusi, por portat nuk u prekën as nga njëra e as nga skuadra tjetër.

Në pjesën e dytë ndryshon rrjedha e takimit. Juventusi fillon të bëjë impenjim shtesë dhe presioni mbi kundërshtarin shpaguhet pas një ore lojë (60’), kur Milos Krasic realizoi një gol të bukur me volej goditje pas harkimit të Fabio Grossos, 0-1 në Olimpico të Romës.

Me tifozët romakë në heshtje dhe lojtarët Giallorosë të shokuar, Juventusi me anë të Alessandro Matrit, i cili iu shmang një gracke të ofsajdit arriti që të shënojë për 0-2 dhe fitoren e madhe në kryeqytet.

Me këtë fitore Juventusi ka 48 pikë në pozitën e shtatë, ndërsa Roma ka 50 pikë në pozitën e gjashtë. Me shtatë javë pa përfunduar Serie A dhe me 21 pikë tjera në lojë, Zonja e Vjetër mund të konsiderohet pretendente serioze për një vend në Ligën e Kampionëve marrë parasysh klasin dhe historinë. Roma ende po vuan nga problemet e fillimsezonit dhe nga ndërrimi i trajnerit, ndërsa do ta ketë të vështirë sigurimin e një vendi që dërgon në garat evropiane.

Publikuar: 04.04.2011 | 10:04
Lexuar: 310 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime