Kryesisht në sheshet e qyteteve njerëzit filluan të mblidhen në kohën e përcaktuar duke bartur jastëk dhe filluan menjëherë me luftën. Shumë pjesëmarrës erdhën madje edhe në pizhame, pasi të gjithë kishin qëllim të përbashkët të kujtojnë fëmijërinë, të lirohen nga stresi dhe të tërheqin vëmendjen për ngjarjet në çdo vend të botës.
Në shumë qytete në gjithë botën është shënuar Dita e luftës me jastëk, që ka për qëllim të tërheqë vëmendjen për vuajtjen e punëtorëve në punë, dhe njëkohësisht pjesëmarrësit lirohen nga stresi.
Në gati 130 qytete Londër, Paris, New York, Bruksel, Hong Kong dhe shumë qytete të tjera është shënuar kjo ditë, transmetojnë mediet kroate.
Kryesisht në sheshet e qyteteve njerëzit filluan të mblidhen në kohën e përcaktuar duke bartur jastëk dhe filluan menjëherë me luftën. Shumë pjesëmarrës erdhën madje edhe në pizhame, pasi të gjithë kishin qëllim të përbashkët të kujtojnë fëmijërinë, të lirohen nga stresi dhe të tërheqin vëmendjen për ngjarjet në çdo vend të botës.
Lufta me jastëk është organizuar në 39 vende të botës, kryesisht përmes rrjeteve sociale.
Kjo ditë shënohet që nga viti 2008.