E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke iu referuar një diplomati të paemëruar dhe një zyrtari libian, të cilët janë të njoftuar me këtë plan, gazeta pohon se tranzicionin do ta udhëhiqte një nga djemtë e Gadafit, Seif al-Islam Gadafi.
Djemtė e Gadafit duan largimin e tė atit







Të paktën dy djem të liderit libian, Moamar Gadafi, kanë propozuar vendosjen e demokracisë kushtetuese, e cila do të nënkuptonte largimin e babait të tyre nga pushteti, shkruan “New York Times”.

Duke iu referuar një diplomati të paemëruar dhe një zyrtari libian, të cilët janë të njoftuar me këtë plan, gazeta pohon se tranzicionin do ta udhëhiqte një nga djemtë e Gadafit, Seif al-Islam Gadafi.

Tani për tani nuk dihet nëse lideri libian ka pranuar këtë propozim, të cilin e mbështesin djemtë e tij Saif dhe Sadi al-Gadafi, por një person i afërt me ta tha se koloneli, siç duket, është i gatshëm të pranojë një plan të tillë, transmeton AFP.

Djali i Gadafit, Khamis Gadafi, udhëheq brigadën ushtarake, ndërsa Mutasim, djali i katërt, këshilltar për siguri kombëtare, konsiderohet kundërkandidat i Saifit për vendin e liderit të ardhshëm libian.

Publikuar: 04.04.2011 | 11:38
Lexuar: 775 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime