E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas mediave kosovare mbi trembëdhjetë mijë euro është shuma që ky institucion ka arritur të mbledhë gjatë vitit të kaluar nga të hyrat. IMM-ja në Prizren ka lënë poshtë dy institutet e tjera simotra siç është ai në Prishtinë dhe në Pejë.
Instituti i Prizrenit pėr Mbrojtjen e Monumenteve, institucioni mė fitimprurės kulturor nė Kosovė










- Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve në Prizren, kryeson si institucioni më fitimprurës kulturor në Kosovë në bazë të së ardhurave vjetore, falë turistëve të shumtë sidomos atyre nga Shqpëria.

Sipas mediave kosovare mbi trembëdhjetë mijë euro është shuma që ky institucion ka arritur të mbledhë gjatë vitit të kaluar nga të hyrat. IMM-ja në Prizren ka lënë poshtë dy institutet e tjera simotra siç është ai në Prishtinë dhe në Pejë.

Për vizitat, kryesisht në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit duket se ka më shumë interesim se sa për të parë shfaqje teatrore. Gati shtatë mijë euro më pak janë të hyrat të Teatrit Kombëtar të Kosovës, përderisa Trupa e Baletit të Kosovës dhe ansambli i këngëve dhe i valleve “Shota” vitin e kaluar kanë arritur të fitojnë asnjë cent.

Dy të fundit thonë se të ardhurat nga ato pak bileta që janë shitur kanë shkuar në llogarinë e TKK-së, ndërsa drejtoresha e Teatrit Kombëtar thotë se nuk ka marrë asnjë metelik prej baletit e valleve.

Drejtori i IMM-së në Prizren thotë se qytetin e lashtë po e vizitojnë shumë. Të gjitha institucionet kulturore së bashku gjatë vitit të kaluar nuk kanë arritur të fitojnë rreth 21 mijë euro.

Publikuar: 04.04.2011 | 16:11
Lexuar: 445 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime