Në ekportin e mallërave pjesëmarrje më të madhe kanë vendet-anëtare të BE-së dhe vendet nga Ballkani Perëndimor, ndërsa në import vendet-anëtare të BE-së dhe vendet në zhvillim.
Vëllimi i këmbimit të mallërave në periudhën janar - shkurt të këtij viti paraqet 1.696.183.000 dollarë amerikan. Vlera e përgjithshme e eksportit të mallërave paraqet 599.115, ndërsa e importit 1.097.068.000 dollarë amerikan, kumtoi sot Enti shtetëror për statistikë.
Mbulesa e importit me eksport është 54,6 për qind, ndërsa deficiti tregtar paraqet 497.953.000 dollarë amerikan.
Pjesëmarrje më të madhe në eksport kanë katalizatorët e bartësve me metale të fisnikëruara apo bashkëdyzime të tyre, prodhimet nga hekuri dhe çeliku, veshmbathja, feronikeli dhe përpunimet nga nafta. Në import më së shumti janë të përfaqësuara platinaa dhe legurat e platinës, të papërpunuara apo në pluhur, metalet e fisnikëruara në gjendje koloide (bashkëdyzimet e tyre organike dhe inorganike) amalgamet e metaleve të fisnikëruara, nafta e papërpunuar, automjetet motorizuese për transport të personave dhe energjia elektrike.
Në ekportin e mallërave pjesëmarrje më të madhe kanë vendet-anëtare të BE-së dhe vendet nga Ballkani Perëndimor, ndërsa në import vendet-anëtare të BE-së dhe vendet në zhvillim. Sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm tregtar më së shumti tregtohet me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Rusinë, Serbinë dhe Bullgarinë.