E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Baroso dhe eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle planifikojnë t'i vizitojnë Maqedoninë, Kroacinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Malin e Zi në periudhën prej 7 deri më 9 prill.
Baroso - Fyle: Nuk jemi lodhė nga Ballkani Perėndimor






Lodhja nga zgjerimi apo mendimi se disa vende-anëtare të Bashkimit Evropian nuk do t'u lejojnë shteteve të reja të hyjnë në lidhjen e tyre është mit, deklaroi sot kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso, para vizitës në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Baroso dhe eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle planifikojnë t'i vizitojnë Maqedoninë, Kroacinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Malin e Zi në periudhën prej 7 deri më 9 prill.

"Shpesh herë dëgjoj për lodhjen nga zgjerimi. Sipas meje, ajo është mit, si njeriu prej bore, shpesh flitet për të, por askush nuk e ka parë. Ejani së bashku të luftojmë kundër atij miti me ndihmën e reformave, të cilat janë në dobi të qytetarëve", theksoi Fyle.

Edhe krahas optimizmit të Barosos dhe të Fyles, vednet nga Ballkani Perëndimor në rrigën drejt hyrjes në BE hasin në vështirësi të lloj-llojshme.

Kroacia është më e avancuar nga të gjitha, por planet e saj për t'i përfunduar negociatat deri në qershor, n[ë mënyrë që të mund të bëhet anëtare në vitin 2013, siç po duket, do të shtyhen, para së gjithash për shkak të rezultateve të pamjaftueshme në luftën kundlr korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Për Maqedoninë, KE kumtoi se është e gatshme të fillojë negociata në vitin 2055, por procesi ishte bllokuar nga Greqia për shkak të kontestit bilateral rreth emrit.

Në BeH, tensionet etnike ndërmjet politikanëve boshnjakë, kroatë dhe serbë pamundëson formimin e një qeverie efikase, që nga ana e vet çon deri te ngadalësimi në zbatimin e reformave, të parashtruara nga BE-ja.

Mali i Zi fitoi statusin e kandidatit për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit të kaluar. Fyle muajin e kaluar paralajmëroi se vendi duhet ta depolitizojë administratën publike, ta forcojë pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe të arrijë rezultate të mira në sferën e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Baroso shprehi bindje se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në të vërtetë janë pjesë e BE-së, por paralajmëroi se "tempoja dhe koha e ardhmërisë së tyre evropiane varet nga aftësitë e tyre për t'i zbatuar reformat e nevojshme".

Publikuar: 05.04.2011 | 20:49
Lexuar: 400 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime