E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndoshta shikimi i TV nuk do të na gëzojë, por sidoqoftë do të jetë shpëtim në momentet kur ndjeheni të vetmuar, pohojnë shkencëtarët. Katër studime të reja nga Universiteti Buffalo në Miami vërtetuan se shikimi i TV ndihmon në zvogëlimin e ndjenjës së vetmisë dhe refuzimit. Përcjellja e përmbajtjes së TV, shikuesit i krijon iluzion se nevojat e tij shoqërore janë të plotësuara
Njerėzit e mėrzitur shikojnė mė shumė TV, sesa njerėzit e lumtur











Ndoshta shikimi i TV nuk do të na gëzojë, por sidoqoftë do të jetë shpëtim në momentet kur ndjeheni të vetmuar, pohojnë shkencëtarët.
Katër studime të reja nga Universiteti Buffalo në Miami vërtetuan se shikimi i TV ndihmon në zvogëlimin e ndjenjës së vetmisë dhe refuzimit. Përcjellja e përmbajtjes së TV, shikuesit i krijon iluzion se nevojat e tij shoqërore janë të plotësuara.

“Studimi ofroi dëshmi për ‘hipotezën surrogate shoqërore’ sipas së cilës njerëzit mund të përdorin teknologjinë, si TV, për të fituar përvojën e pjesëmarrjes ndonëse nuk e përjetojnë pjesëmarrjen e vërtetë. Gjithashtu besojmë se teknologjitë tjera të njohura si video lojërat intreraktive dhe filmat, muzika... mund ta plotësojnë këtë nevojë”, tha njëra prej autoreve të studimit, Shira Gabriel. Studimet treguan se njerëzit ndjehen më pak të vetmuar kur i shikojnë TV programet e preferuara, por edhe mendimi për këto programe iu ndihmon njerëzve që të përmirësojnë disponimin negativ dhe ndjenjën e refuzimit dhe parandalojnë rënien e vetëbesimit.

Shkencëtarët gjithashtu pajtohen se lidhja përmes TV linkut mund të lehtësojë nevojën njerëzore që të lidhet me njerëzit tjerë. Por megjithatë paralajmërojnë në atë se ky lloj i ‘shërimit të vetmisë’ është zëvendësim i dobët për përvojën e vërtetë që mund të ofrojë vetëm kontakti njerëzor.
“Nëse ua ktheni shpinën familjes dhe miqve për të gjetur qetësi me TV, kurrsesi nuk është mirë, por për ata të cilët kanë probleme me krijimin e lidhjeve shoqërore ndjenja e pjesëmarrjes e shkaktuar nga teknologjia mund të ofrojë ngushëllimin e caktuar. Studimet paraprake vërtetuan se njerëzit e mërzitur shikojnë më shumë TV, përderisa njerëzit të cilët e konsiderojnë vetën të lumtur më shumë kohë kalojnë duke u shoqëruar me njerëz të tjerë dhe duke lexuar.

Publikuar: 06.05.2009 | 06:48
Lexuar: 1250 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime