Stafi në qeverinë e Kosovës dhe në Ministrinë e Shërbimeve Publike janë evakuuar pasi rreth orës 9 të mëngjesit pas një kërcënimi që kishte mbërritur në adresën elektronike të Policisë së Kosovës.
Stafi në qeverinë e Kosovës dhe në Ministrinë e Shërbimeve Publike janë evakuuar pasi rreth orës 9 të mëngjesit pas një kërcënimi që kishte mbërritur në adresën elektronike të Policisë së Kosovës.
Mesazhi i një personi të panjohur kërcënonte se do ta hedhë në erë këtë godinë nëse nuk do të jepen 1 milion euro, ndërkohë ekipet e specializuara kanë dalë në vendin e dyshuar dhe kanë filluar hetimet.
Sot në orën 9:00 policia ka pranuar një kërcënim për një shpërthim në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Policia gjithmonë këto thirrje i merr si të vërteta për këtë arsye njësitet e specializuara janë duke kontrolluar në këtë objekt shprehet zëdhënësi i Policisë së Kosovës Arbër Beka.
Beka thekson se janë në pritje të përfundimit të hetimit: Për arsye të sigurisë, një pjesë e stafit është evakuuar nga ndërtesa e qeverisë. Pasi të përfundojë kontrolli nga këto njësite do të dihet se a kemi të bëjmë me një alarm të rrejshëm që gjithsesi do të jetë pjesë e hetimeve. Por do të presim derisa të përfundojë ky kontroll.
Alarmi për bombë është bërë pikërisht në ditën kur në Kosovë është paralajmëruar një vizitë e rëndësishme e Komitetit për Politikë dhe Siguri të Bashkimit Evropian. Për pasojë, takimet e këtij delegacioni me liderët e Kosovës janë zhvendosur në selinë e EULEX-it e cila gjendet në periferi të Prishtinës.