Autori tha se në librin e tij ka përmendur edhe pengesat që qytetarët kanë gjatë realizimit të kërkesave të tyre nëpër komuna. Recensentë të këtij libri janë Rizvan Sulejamni dhe Xhemali Saiti.
Në ambientet e USHT-së në Shkup, shtëpia botuese Shkupi botoi librin me titull Vetëqeverisja lokale dhe shqiptarët në Maqedoni të autorit Xhelal Jakupi. Në këtë libër autori Jakupi ka trajtuar dy tema, atë të decentralizimit në Maqedoni dhe realitetin e këtushëm shqiptar.
Autori tha se në librin e tij ka përmendur edhe pengesat që qytetarët kanë gjatë realizimit të kërkesave të tyre nëpër komuna. Recensentë të këtij libri janë Rizvan Sulejamni dhe Xhemali Saiti.
Ky libër i dedikohet një rrafshi organizativ institucional i cili ka të bëjë direkt me problemet e qytetarit, me realizmet jetike të tij në fushëveprimet praktike ku ai ndeshet me ato probleme dhe unë si një profesionist në vetëqeverisje lokale mu dha rasti, që të jem prej fillimit bartës në institucionin në Komunën e Sarajit dhe vet jam ndesh edhe me normativin edhe me zbatimin e normativit edhe me problemet që dalin, ku mes është vazhdimisht qytetari, pasi ky pushtet i përket qytetarit tha autori i librit Xhelal Jakupi.
Me temën e dytë Xhelal Jakupi hedh në dritë edhe realitetin shqiptar në Maqedoni, si në aspektin e autoktonsisë, si në aspektin historik, gjeografik, demografik, kulturor e arsimor të shqiptarëve në Maqedoni, me çka e hedh poshtë tërë atë vrerë dhe urrejtje patologjike të disa institucioneve të këtij shteti që pa mërshirshëm dhe pa turpshëm mundohen të shtrembërojnë historinë, prejardhjen dhe ekzistencën e shqiptarëve në këto troje tha Azam Dauti, drejtor i shtëpisë botuese Shkupi