E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

35-vjeçarja ka vendosur koordinatat gjeografike të secilit prej fëmijëve të saj në krahun e majtë, ndërsa në radhë është shtuar së fundmi edhe një koordinatë e re për të cilën Jolie nuk ka dhënë shpjegime.
Angelina Joli mund tė kish adoptuar fėmijėn e shtatė










Angelina Jolie mund të jetë duke adoptuar ose ka adoptuar një fëmijë të shtatë, lajmëruan sot gazetat amerikane, pasi një tatuazh i ri u shfaq në rradhën e tatuazheve që i ka dedikuar fëmijëve të saj.

35-vjeçarja ka vendosur koordinatat gjeografike të secilit prej fëmijëve të saj në krahun e majtë, ndërsa në radhë është shtuar së fundmi edhe një koordinatë e re për të cilën Jolie nuk ka dhënë shpjegime.

Duke studiuar gjatësinë dhe gjerësinë gjeografike, qyteti i bërë tatuazh prej Jolie i bie të jetë Oklahoma, prandaj mund të bëhet fjalë edhe për bashkëshortin e saj, Brad Pitt, i lindur pikërisht në këtë qytet.

Jolie, e cila është duke inspektuar aktualisht kufirin Tunizi-Libi, ka gjashtë fëmijë, midis të cilëve dy të sajët dhe katër të adoptuar.

Koordinatat shprehin vendlindjen e fëmijëve, me Maddox që ka lindur në Kamboxhia, Pax në Vietnam, Zahara në Etiopi, Shiloh në Namibi dhe binjakët Vivienne dhe Knox në Francë.
Angelina Joli mund të kish adoptuar fëmijën e shtatë

Publikuar: 06.04.2011 | 10:16
Lexuar: 837 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
denisa (07/11/2011 23:05:36) mir po si ke me i rrit vallah se sje nga femijet tyyy din veq me aktru

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime