E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas përleshjeve të sotme të ashpra në Abixhan, ku forcat lojale të Uataras e sulmuan shtëpinë e Gbagbos dhe pallatin presidencial, është qetë.
Zhype: Dėshtuan negociatat pėr transferimin e pushtetit tė Bregut tė Fildishtė












- Negociatat për transferimin e pushtetit të Bregut të Fildishtë nga Loren Gbagbo, i cili në nëntor të vitit të kaluar humbi në zgjedhjet presidenciale nga Alasan Uatara, dështuan, deklaroi sot shefi i diplomacisë franceze, Alen Zhype.

Ai njoftoi se negociatat e djeshme disaorëshe midis delegacionit të Gbagbos, personave zyrtarë të Bregut të Fildishtë dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara dhe Franca përfunduan pa sukses pasi Gbagbo nuk deshi kompromis.

Pas përleshjeve të sotme të ashpra në Abixhan, ku forcat lojale të Uataras e sulmuan shtëpinë e Gbagbos dhe pallatin presidencial, është qetë.

Përleshjet filluan herët në mëngjes kur Gbagbo refuzoi të dorëzohet edhe pse ishte i rrethuar në bunkerin në rezidencën e tij.

Zëdhënësi i trupave lojale të Uataras, Afusi Bambe theksoi se forcat tentojnë të hyjnë në rezidencë dhe ta robërojnë Gbagbon.

"Ende nuk është i robëruar, por aksioni është në vijim", njoftoi Bambe, duke shtuar se ushtarët kanë instruksione strikte që ta lëndojnë Gbagbon

Publikuar: 06.04.2011 | 20:09
Lexuar: 448 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime