OBSH apelon deri te të gjitha palët kyçe duke përfshirë edhe kreatorët e politikave, opinionin dhe pacientët, mjekët dhe ata që i përshkruajnë recetat, veterinerët, agrarët, farmaceutët dhe industrinë farmaceutike, që në mënyrë adekuate dhe përgjegjëse t'i shferytëzojnë antibiotikët, në mënyrë më përkatëse, me qëllim të përballjes me rezistencën ndaj medikamenteve.
Më shumë se 25.000 njerëz në vendet-anëtare të BE-së çdo vit vdesin nga infeksionet bakteriale të shkaktuara nga rezistenca ndaj antibiotikëve, pjesa më e madhe të fituara në spitale. Rezistenca ndaj ilaçeve akoma është në rritje në Evropë, theksohet në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të publikuara me rastin e 7 Prillit, Ditës botërore të shëndetësisë.
OBSH apelon deri te të gjitha palët kyçe duke përfshirë edhe kreatorët e politikave, opinionin dhe pacientët, mjekët dhe ata që i përshkruajnë recetat, veterinerët, agrarët, farmaceutët dhe industrinë farmaceutike, që në mënyrë adekuate dhe përgjegjëse t'i shferytëzojnë antibiotikët, në mënyrë më përkatëse, me qëllim të përballjes me rezistencën ndaj medikamenteve.
Nën sloganin "nëse nuk reagohet sot nuk mund të kurohet nesër" OBSH/Evropë e thekson urgjencën dhe rrezikun real të humbjes së fuqisë për mjekim të antibiotikëve me rëndësi jetësore dhe ka për qëllim ta theksojë nevojën e zvogëlimit të konsumimit të pavarur, laik dhe jopërgjegjës të të njëjtave. Në rajonin më të gjerë të OBSH-së për Evropën, i cili përshin 53 shtete, edhe pse numri i përgjithshëm i viktimave nuk është i kapshëm si informacion, dëshmohet se situata është madje më e keqe.
"Duhet ta rrisim koshiencën tonë se ndodhemi në një moment kritik, në të cilën rezistenca ndaj ilaçeve arrin nivel më të lartë deri më tani, ndërsa antibiotikë të ri nuk do të arrijnë mjaft shpejt. Antibiotikët janë zbulim i çmuar, por këtë e konsiderojmë për diçka që na takon dhe tejmase i përdorim dhe i abuzojmë antibiotikët: tani ekzistojnë bakterie me organizma rizestente në cilëndo qoftë kurë. Duke pasur parasysh numrin e rritur të udhëtimeve dhe tregtisë në Evropë dhe nëpër botë, njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se derisa të gjitha vendet nuk fillojnë të përballen me këtë, asnjë vend nuk do të jetë i sigurt", porositi Suzana Jakob, drejtoreshë rajonale e OBSH-së për Evropën.
Disa vende evropiane treguan se çka mund të bëhet për përballje me rezistencën ndaj ilaçeve, por në shumë shtete nuk ekziston rregullativë kombëtare për përdorim të antibiotikëve. Në këto vende, kafshëve të shëndosha u jepen antibiotikë për nxitje të rritjes së tyre dhe për parandalim të sëmundjeve, ndërsa kompanitë komerciale janë të angazhuara në promovim jopërgjegjës. Në shumë shtete, antibiotikët mund t'i blejë çdo qytetarë pa recetë të mjekut dhe t'i shfrytëzojë sipas dëshirës së tij. Nga ana tjetër, mjekët shpesh herë përshkruajnë antibiotikë shumë lehtë ose në mënyrë joadekuate dhe si rezultat i kësaj njerëzit i shfrytëzojnë për mjekim të infeksioneve viroze, si gripi dhe ftohja, për të cilat shumë njerëz (jo saktë) besojnë se duhet të mjekohen me antibiotikë, konsiderojnë nga OBSH-ja.
Fushatat, theksojnë nga këtu, të dedikuara për ngritje të vetëdijes së qyetarëve kanë efekt pozitiv mbi përdorimin e madh të antibiotikëve dhe disa vende treguan zvogëlim të mjaftueshëm të përdorimit të antibiotikëve, që rezulton në zvogëlim të rezistencës ndaj të njëjtave.
Nevoja për antibiotikë të rinj është gjithnjë e më e madhe me përhapjen e rezistencës ndaj medikamenteve në vendet evropiane, që shkakton dukuri të infeksioneve si ato të qarkullimit të gjakut, të cilat janë të vështira për mjekim, madje edhe me antibiotkët më të fuqishëm, karbapenemi.
OBSH/Evropë sot do të promovojë strategji të re rajonale për parandalim të përhapjes së rezistencës ndaj ilaçeve dhe ngjarje me rastin e Ditës botërore të shëndetit do të mbahen gjithkund në rajonin evropian.