Shtrimi me asfalt i rrugës Tearcë-Përshevcë-Gllogjë dhe Dobrosht, do të varet nga Fondi i Rrugëve, sepse fondi bën ndarjen e mjeteve për komunat. Kryetari i komunës së Tearcës, Rami Qerimi tha se komuna ka aplikuar në këtë fond në lidhje me projektin e Bankës Botërore, e cila është financuesi kryesor për të gjithë rrugët kurse komunave mjete u ndahen në bazë të kritereve që duhet ti plotësojnë
Ndërtimi i rrugëve dhe trotuareve do ta përmirësojnë infrastrukturën në këtë rajon
Projekti për rregullimin e rrugës që lidh Tearcën me fshatin Sllatinë, ka kushtuar 5 mijë euro kurse i gjithë projekti bashkë me dy projekte të tjera që kanë të bën me rregullimin e një rruge në Gllogjë dhe një tjetër në Përshevcë do të kushtojë mbi 100 mijë euro bën të ditur në komunën e Tearcës. Kurse dy rruge tjera lokale të cilat do të rregullohen me mjete nga fondi për rrugë lokale gjegjësisht nga mjetet e e Bankës Botërore do të realizohen në pranverën e vitit të ardhshëm pasi mjetet nga Fondi për komunat ndahen në muajin dhjetor.
Në anën tjetër komuna është duke punuar edhe në rregullimin e trotuarit që përfshin pjesën kryesore të rrugës nga terca deri në Gllogjë, dhe kjo pritet të jetë së shpejti gati bën të ditur në komunën e Tearcës. Është një projekt që financohet me mjete nga buxheti komunal dhe deri në fund të këtij vitit gjithçka do të jetë gati. Po ashtu me mjete të komunës është bërë shtrimi me pllaka betoni i rrugës së ashtuquajtur "shkollor", në Sllatinë, një2 rrugë në Leshkë dhe disa rrugica në fshatrat tjerë të komunës.
Edhe përkundër këtyre projekteve komuna është duke punuar në riparimin dhe rregullimin e infrastrukturës në të gjitha vendbanimet e komunës për të krijuar kështu kushte më të mira për të gjithë qytetarët thanë në komunën e Tearcës.
Shtrimi me asfalt i rrugës Tearcë-Përshevcë-Gllogjë dhe Dobrosht, do të varet nga Fondi i Rrugëve, sepse fondi bën ndarjen e mjeteve për komunat. Kryetari i komunës së Tearcës, Rami Qerimi tha se komuna ka aplikuar në këtë fond në lidhje me projektin e Bankës Botërore, e cila është financuesi kryesor për të gjithë rrugët kurse komunave mjete u ndahen në bazë të kritereve që duhet ti plotësojnë.
Sipas tij komunës së Tearcës është paraparë që ti ndahen afër 16 milion denar. Por fillimisht komuna duhet të vërtetojë se sa mjete do ti takojnë dhe ne në bazë të atyre mjeteve të hartojmë projektin në fjalë. Këshilli i komunës së Tearcës më herët ka miratuar një listë me prioritet për këtë periudhë të vitit. Në këtë listë për herë të parë figuron projekti për ndërtimin e objekteve kulturore dhe kopshteve për fëmijë, pastaj ndërtimi i objektit shkollor në një lagje të fshatit Nerasht, meremetimi i objekteve të kultit fetar, si dhe rregullimi i qendrave rekreative sportive.