Autoritetet japoneze vendosën që të shfrytëzojnë fluturake pa pilot amerikane dhe franceze për matje të radiacionit në rajonin e Fukushima-1. Fluturimet pritet të kryhen javën e ardhshme.
- Kompania operatore e ECB Fukushima-1 në pjesën verilindore të shtetit, Tokio elektrik pauer filloi me injektimin e azotit në reaktorin e parë që të shmanget shpërthimi eventual i hidrogjenit. Reaktori është dëmtuar në tërmetin dhe cunamin e 11 marsit.
Zëdhënësi i Agjencisë për siguri bërthamore të Japonisë deklaroi se kjo është masë e kujdesit.
Autoritetet japoneze vendosën që të shfrytëzojnë fluturake pa pilot amerikane dhe franceze për matje të radiacionit në rajonin e Fukushima-1. Fluturimet pritet të kryhen javën e ardhshme.
Shfrytëzimi i fluturakeve të reja pa pilot do të mundësojë të kryhen analiza në largësi shumë më të vogël në krahasim me metodat e deritanishme.
Ekspertë të KB-së bënë të ditur se lidhur me pasojat nga avaria, ky central është midis katastrofave në ECB të Çernobilit (në vitin 1986) dhe centralit bëthrmor Tri majl ajlend (Ishulli tre milje në vitin 1979) në SHBA.