E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kuadër të Ditëve..., do të mbahen edhe Ditët e karrierës, të 15-tat me radhë, të Organizatës ndërkombëtare studentore AIESEC, qëllimi i së cilës është të mundësojë interaksionin ndërmjet studentëve dhe biznes-sektorit.
Ditėt e arsimit dhe karrierės prej datės 13 deri mė 15 prill









Ditët e arsimit dhe karrierës, për të 14-të herë do të mbahet prej datës 13 deri më 15 prill në suaza të Panairit të librit në hallën e dytë të panairit të Shkupit.

Studentët e ardhshëm do të kenë mundësi që në një vend, në sipërfaqe prej 2.000 metrash katrorë të njohen me ofertën për studime dhe programe arsimuese në pesë universitetet shtetërore dhe në pothuajse të gjithë universitetet private në Maqedoni, si dhe me një numër të madh ekspozuesish të huaj nga Serbia, Greqia, Kanadaja, Austria dhe Hungaria. Krahas stendave, institucionet e arsimit të lartë do t'i paraqesin programet e veta edhe në panele në katin për prezantime.

Në kuadër të Ditëve..., do të mbahen edhe Ditët e karrierës, të 15-tat me radhë, të Organizatës ndërkombëtare studentore AIESEC, qëllimi i së cilës është të mundësojë interaksionin ndërmjet studentëve dhe biznes-sektorit.

Vendi-partner i Ditëve... të 14-ta është Republika e Sllovakisë, e cila përmes përfaqësisë së vet diplomatike i kreu të gjitha përgatitjet për nënshkrimin e dokumentit për bashkëpunim ndërmjet Fakultetit elektroteknik të Universitetit "Goce Dellçev" - Shtip dhe Fakultetit elektroteknik nga Bratisllava.

Ditët e arsimit dhe karrierës do të hapen më 13 prill në orën 11. Orari gjatë tre ditëve do të jetë prej 10 deri në orën 20.

Publikuar: 07.04.2011 | 16:43
Lexuar: 579 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime