E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Koha e përpunimit të formularëve të parashtruar nga ana e institucioneve do të zvogëlohet me atë që parashtresat do të jenë të qasshme për shfrytëzuesit e autorizuar nga disa stacione të punës.
Parregullsitė tatimore dhe korrupsioni do tė paraqiten edhe nė mėnyrė elektronike











- Paraqitje për llogari fiskale të padhënë, korrupsion, fshehje të tatimit apo për sjellje joprofesionale të të punësuarve në administatën publike do të mund të parashtrohet në mënyrë elektronike përmes faqes së Internetit të Drejtorisë për të Ardhura Publike.

"Personi i cili paraqet parregullsi do të ketë mundësi të mbetet anonim, ndërda DAP-i do të veprojë në mënyrë elektronike rreth paraqitjeve të arritura përmes ueb-lokacionit në mënyrë të njëjtë sikur të jenë marrë në formë të letrës apo me telefon", sqaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski gjatë promovimit të projektit në Qendrën e kontaktit të DAP-it.

Koha e përpunimit të formularëve të parashtruar nga ana e institucioneve do të zvogëlohet me atë që parashtresat do të jenë të qasshme për shfrytëzuesit e autorizuar nga disa stacione të punës.

Me këtë projekt, theksoi Ivanovski, do të rritet shkalla e sofistikimit të shërbimeve elektronike, standard sipas të cilit BE-ja për çdo vit i vlerëson të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe është pjesë e standardeve të cilat i parashtroi Qeveria e Maqedonisë për zhvillimin e shoqërisë informatike.

Të dhënat statistikore të DAP-it tregojnë se përmes linjës telefonike 198 dhe qendrës së kontaktit të këtij institucioni, prej vitit 2006 e deri në fund të vitit 2010 janë regjistruar 24.330 paraqitje të qytetarëve në bazë të parregullsive për korrupsion, llogari fiskale të padhënë, fshehje të tatimit apo për sjellje joprofesionale të të punësuarve në administratë.

Sipas drejtorit të DAP-it, Goran Trajkovski, me vendosjen e formularëve elektronik për ato parregullsi do të merren paraqitje më cilësore. Për sjellje joprofesionale të nëpunësve tatimor përmes linjës 198 në vitin 2008 ka pasur 108 paraqitje, në vitin 2009 - 99, ndërsa në vitin 2010 - 131 paraqitje. "Tek 95 për qind e paraqitjeve ka vepruar shërbimi për kontroll të brendshëm, por çdoherë mbetet numri prej pesë deri tetë për qind e paraqitjeve tek të cilat DAP-i nuk mund të veprojë për shkak të të dhënave të pamjaftueshme apo jovalide, e për të cilat në një segment të posaçëm mendojmë se ata që paraqesin, dyshojnë në mundësinë për t'u mbrojtur identiteti i tyre", tha Trajkovski, duke cekur se e-formularët e rinj do të mundësojnë mbrojtje maksimale të të dhënave personale.

Në mesin e caqeve të DAP-it janë edhe paraqitjet për pagesë jo të rregullt dhe jo të saktë të bruto rrogës, ku i tërë grupi është 460.000.

DAP-i është një nga institucionet e cili do të përfshihet me sistemin e formularëve elektronik, i cili do të kyçë 20 shërbime të ndryshme të definuara sipas kritereve evropiane, të cilat qytetarët dhe kompanitë do t'i marrin në mënyrë elektronike.

Publikuar: 07.04.2011 | 19:17
Lexuar: 480 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime