E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Autoritetet japoneze, paraprakisht dhanë paralajmërim për cunami nëpër tërë bregdetin e Oqeanit Paqësor të vendit, por më vonë paralajmërimi është tërhequr.
VIDEO: Tėrmet prej 7,4 ballė pėrsėri e goditi Japoninė

- Tërmet me magnitudë prej 7.4 ballë sot përsëri e goditi Japoninë, transmetuan agjencitë botërore.

Epiqendra e tërmetit të fuqishëm është në thellësi prej 40 kilometra nën fundin e Oqeanit të Qetë, në rreth 100 kilometra nga bregdeti i prefekturës verilindore, Mijagi.

Nuk ka të dhëna për të pësuar dhe dëm të shkaktuar material nga tërmeti, që është regjistruar në orën 23:32 sipas kohës lokale (ora 16:32 sipas kohës së mesme evropiane).

Autoritetet japoneze, paraprakisht dhanë paralajmërim për cunami nëpër tërë bregdetin e Oqeanit Paqësor të vendit, por më vonë paralajmërimi është tërhequr.

Njerëzve, të cilët jetojnë në bregdet, autoritetet i urdhëruan të evakuohen në vende më të larta.

Rajonet në Japoninë verilindore, që pritet të goditen nga valët, veçmë janë shkatërruar më 11 mars nga tërmeti me magnitudë prej 9 ballë sipas Rihterit dhe nga cunami i shkaktuar nga ai.

Tërmeti i fuqishëm është ndjerë në shumë prefektura në pjesën veriore dhe qendrore të ishullit kryesor japonez Honshu. Ndërtesat në Tokio, në rreth 345 kilometra nga epiqendra e tërmetit, u lëkundën në kohëzgjatje prej rreth një minutë.

Asnjë elektrocentral bërthamor japonez nuk është prekur nga tërmeti i sotëm, siguron Agjencia kombëtare për siguri bërthamore dhe industriale.
Tërmet prej 7,4 ballë përsëri e goditi Japoninë
Tërmet prej 7,4 ballë përsëri e goditi Japoninë
Tërmet prej 7,4 ballë përsëri e goditi Japoninë
Tërmet prej 7,4 ballë përsëri e goditi Japoninë- Pasojat nga termeti i pare muajin e kaluar

Publikuar: 07.04.2011 | 22:12
Lexuar: 598 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:

Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime