E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një gol i mrekullueshëm i mesfushorit të Barcelonës, Andres Iniesta në minutën e 93-të, zhvlerësoi rrjetën fenomenale të ganezit Majkëll Esien me një golat më të jashtëzakonshëm të realizuar në historinë e Ligës së Kampioneve, në barazimin dramatik 1-1 në "Stemford Brixh"
Barca nė Romė












Një gol i mrekullueshëm i mesfushorit të Barcelonës, Andres Iniesta në minutën e 93-të, zhvlerësoi rrjetën fenomenale të ganezit Majkëll Esien me një golat më të jashtëzakonshëm të realizuar në historinë e Ligës së Kampioneve, në barazimin dramatik 1-1 në "Stemford Brixh", që i dha Barcelonës të drejtën për të qenë përballë Mançester Junaitid në finalen e Romës, më 27 maj 2009.

Golat ishin njëri më spektakolar se tjetri. Në minutën e 9-të Frenk Lampard tentoi goditjen, por topi u bllokua nga një mbrojtës i Barcelonës, Esien reagoi instinktivisht me një të majtë të fuqishme, duke e përplasur topin në rrjetën e portierit spanjoll, Victor Valdes.

Në minutën e 66-të një faull i francezit të Barcelonës, Erik Abidal ndaj bashkëkombësit të tij, Nikolas Anelka të Çelsit, e la Barçën me dhjetë lojtarë për pjesën tjetër të ndeshjes.

Didier Drogba i pati të gjitha mundësitë për të dyfishuar rezultatin, ndërkohë që Lionel Mesi e Samuel Eto'o, në mungesë edhe të Tieri Henri, thuajse nuk shfaqën asgjë nga klasi planetar që zotërojnë.

Barcelona e Pep Guardiolës ushtroi një presion të jashtëzakonshëm ndaj gjigandëve londinezë, ndërkohë që gjyqtari norvegjez Ovrebo, sipas lojtarëve të Çelsit, pati një pjesë jo të vogël në eliminimin e skuadrës së Gus Hidinkut, kur nuk u dha të paktën dy penallti, që mund të vendosnin para kohe dhe fatin e takimit

Publikuar: 07.05.2009 | 01:56
Lexuar: 669 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime