Prodhimtaria në 18 fabrikat e Tojota-s do të zhvillohet me 50 për qind të kapaciteteve. Nga 28 prilli deri më 9 maj do të jenë sërish fabrikat e mbyllura për shkak të festës Java e artë.
"Tojota", prodhuesi më i madh i automobilave në botë sot kumtoi se do të ngritë prodhimtari të kufizuar në të gjitha fabrikat në Japoni nga data 18 deri më 27 prill.
Tash për tash nuk dihet se cilat reparte do të punojnë me "elan të plotë" pasi që në mars ndaloi me montazhën e automobilave për shkak të mungesës së pjesëve si pasojë e tërmetit.
Prodhimtaria në 18 fabrikat e Tojota-s do të zhvillohet me 50 për qind të kapaciteteve. Nga 28 prilli deri më 9 maj do të jenë sërish fabrikat e mbyllura për shkak të festës Java e artë.
Zëdhënësi i kompanisë deklaroi se as pas më shumë se një muaji nga tërmeti nuk është e qartë kur sërish do të fillojë prodhimtaria me kapacitete të plota në repartet japoneze.
Në tërmetin dhe cunamin e 11 marsit, janë shkatërruar një pjesë e fabrikave në veri të shtetit për shkak së cilës ka mungesë të pjesëve. Tërësisht është ndërprerë prodhimtaria prej 14 deri më 26 mars.