Por këtë duhet ta fitoni. Nëse nuk doni veten tuaj është e vështirë të besohet se mund tu dashurojë dikush tjetër. Respekti ndaj vetes është shumë i rëndësishëm në një lidhje të fortë.
Është thelbësore ti thoni partnerit gjëra të bukura, pasi fjalët e ngrohta të kurajës dhe mbështetjes krijojnë besim dhe respekt. Për ta bërë të ndihet edhe më mirë njeriun e zemrës shtoni numrin e komplimenteve. Të njëjtën gjë duhet të merrni edhe nga partneri juaj.
Por këtë duhet ta fitoni. Nëse nuk doni veten tuaj është e vështirë të besohet se mund tu dashurojë dikush tjetër. Respekti ndaj vetes është shumë i rëndësishëm në një lidhje të fortë.
Nëse e pëlqeni vërtet veten tuaj, veç defekteve dhe dobësive që keni, do të ndiheni të sigurt. Kur ndiheni i sigurt dhe me besim në vete, do të pëlqeni të rrini me partnerin për gëzimin që sjell në jetë tuaj dhe jo sepse keni nevojë për ta që të mbijetoni.
Nëse keni pasur një eksperiencë negative në të shkuarën është e nevojshme të bisedoni për këtë me partnerin. Ai do tu qëndrojë pranë dhe do tu bëjë të harroni atë periudhë të vetes suaj, por gjithsesi mos harroni që edhe në këtë rast të vlerësoni veten tuaj.