E enjte, 23.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Që nuk e kishim parë më prej 1 viti e gjysmë, nuk do të thotë që nuk kishte projekte në dorë. Sepse në fakt, Niada Saliasit i ka ecur. Me të mbaruar Akademinë e Arteve, e gjeti terrenin e vet. Thuajse gjithnjë në rolin e vajzës së re, të shpenguar, moskokëçarëse. Pas “Sallës së banjës”, personazhi i saj lundron sërish në të njëjtat linja.
Niada Saliasi nė njė rrėfim pėr aktrimin










Që nuk e kishim parë më prej 1 viti e gjysmë, nuk do të thotë që nuk kishte projekte në dorë. Sepse në fakt, Niada Saliasit i ka ecur. Me të mbaruar Akademinë e Arteve, e gjeti terrenin e vet. Thuajse gjithnjë në rolin e vajzës së re, të shpenguar, moskokëçarëse. Pas “Sallës së banjës”, personazhi i saj lundron sërish në të njëjtat linja.

Roli që është duke punuar, vijon ta mbajë të mbërthyer për të mos i lënë asfare kohë të lirë që nga koha kur është diplomuar. Janë bërë tre vite që nuk duket atyre anëve, megjithatë, shkallët e Akademisë së Arteve, Niada Saliasi i ngjiste me po aq energji sa në kohën kur ishte studente për aktrim. Xhinset dhe atletet lehtësonin përballimin e zgjimit të herët, edhe pse, nga buzëqeshja natyrale e fytyrës së saj, dukej që zgjimi nuk ishte fort problem. Pas rikthimit nga Kosova, Niada, nuk pati kohë as të takohej me miqtë e të afërmit, sepse projektin e radhës e kishte tashmë gati.

Madje, jo vetëm një. Ishin dy propozimet që i erdhën atë kohë. Zgjedhja nuk ishte e lehtë: nga njëra anë ishte salla e Teatrit Kombëtar që josh cilindo aktor, nga ana tjetër ishte teksti që regjisorja Inis Gjoni i la në dorë. Pas 10 shfaqjeve të komedisë franceze “Salla e banjës”, e dimë që zgjodhi të dytën. Por, si ishte puna? A mbeti pengu i sallës së ëndërruar për një vajzë të sapo dalë nga bankat e shkollës?! Pas shijes së mirë të shfaqjes së përfunduar, Saliasi ‘kap’ menjëherë një tjetër projekt. Të jetë me fat?

Si është historia e rolit që nuk e pate te “Shtrigat e Salemit”?

Ishte një propozim i pedagogut tim Timo Flloko, aktor në shfaqje, për të marrë pjesë në audicionin që sapo kishte nisur. Sapo isha kthyer nga Kosova gjithashtu. Në të njëjtën kohë, më telefonon edhe regjisorja e komedisë “Salla e banjës”, Inis Gjoni, për të më folur për projektin e saj. Isha mes të dyjave, pavarësisht se të parën nuk e kisha në xhep. Planet e Inisit ishin të qarta, konkrete, ishte me tekst në dorë, gati për të filluar nga puna. Lexova tekstin dhe pranova të bëja Koko-në.

Nuk e kishe peng? Po sikur ta fitoje audicionin te “Shtrigat”… Nuk do ishte pak.

Nuk kam pengje, jo. Është e vërtetë që Teatri Kombëtar është tjetër gjë, tjetër peshë, arritje e madhe. Për më tepër që do të luaje me aktorë të mëdhenj. Por ka një arsye pse nuk u bëra pishman, mendoj që suksesin duhet ta arrish gradualisht, shkallë-shkallë.

Ndër të tjera, Koko-ja spikaste më shumë, sikur të ndjekin këto role…

Është e vërtetë, Koko-ja ishte personazhi më specifik, ishte uragani që u sillte energji të gjithave, e përkëdhelur, moskokëçarëse. E merr jetën si të vijë, tek e fundit, siç mund të jetë normale në kohët e sotme për një vajzë 22-vjeçare. Ndoshta për shkak të moshës së re, të pamjes, nuk e di, por thuajse në këtë natyrë rolesh kam qenë deri tani. Madje edhe në pjesën që kam në proces, personazhi është pak a shumë në të njëjtat ujëra.

Çfarë personazhi është, në cilën pjesë?

Është një pjesë e Woodi Allen, quhet “Riverside drive”. Autori është njohur për disa probleme psikike dhe ato i përcjell edhe te karakteri i personazheve. Është një pjesë që ka në thelb jetën sociale. Aty unë luaj rolin e një vajzë të re, që përveç gjërave që duhet të bëj në jetën e vet, është nga ai kontingjent femrash, që, për fat të keq, po shtohen pak si tepër në ditët e sotme. Fundi i Barbarës është tragjik.

Si ke ardhur deri këtu, Akademia është plot me aktor të rinj që bëjnë gjithfarë punësh…

Është e vërtetë që është bërë shumë e vështirë për të qenë e përfshirë që në fillim. Kam miq që duhet të punojnë me gjëra të tjera jashtë fushës për t’u mbajtur, pavarësisht që do të ishin kurdoherë të gatshëm për një rol. Nuk e di, është pak çështje fati, por, nga ajo që kam dëgjuar, nga ata me të cilët kam punuar, më kanë thënë se korrektësia në punë është pikë në avantazhin tim. Mbase është edhe aparenca, por është shumë më e rëndësishme të kesh se me çfarë ta mbushësh.

Si i hyre kësaj rruge?

ǒështë e vërteta, përveç lojërave e pasioneve të fëmijërisë që janë përgjithësisht të njëjta për botën e spektaklit, pak më vonë, kur u rrita, kam dashur të bëhem inspektore krimesh. Doja të dija, të zbuloja, pse, si, çfarë ndodh, ku, gjithçka. E kam analizuar më vonë, pasi nuk e zgjodha, që gjithsesi kanë të përbashkëta. Në thelb të të dyjave është investigimi. Mbase në të pavetëdijshmen time, ka qenë kjo që më ka tërhequr edhe te profesioni që nuk zgjodha.

Pavarësisht të ngjashmeve, janë ekstreme…terreni familjar është po aq i rëndësishëm në zgjedhje. Nga anonin prindërit?

Ata janë vetë të lidhur me artin, edhe pse jo me aktrimin, por me pikturën. Por cilido zhanër qoftë, kam përshtypjen që indirekt ndikon te ti, ambienti, njerëzit, bisedat.

Ka qenë dikush që në veçanti ka spikatur diçka te ti?

Kam qenë ndoshta 10 vjeç, kur shkoja në shfaqen e një mikeshës sime balerinë, ku xhironte me kamer aktori i internuar Vilson Gjoçaj. Në një moment, kamera i kishte ngelur vetëm te unë. Ai ka qenë i pari që më ka evidentuar e që më pas më përfshiu në spektaklet e fëmijëve. Mandej, ka qenë edhe halla e sime mëje, Liza Vorfi, e cila ka qenë si një gjyshe për mua. Për shkak të pasioneve e profesioneve të njëjta, kishim shumë ç’të flisnim e ç’të ndanim. Me përvojën e saj, ka qenë shumë e dobishme për mua.

Cilët janë disa role të tjerë nga koha e shkollës e deri sot?

Përveç projekteve akademike, e para ka qenë “Tramvaj me emrin dëshirë” e Timo Fllokos që ngelej gjithsesi, pavarësisht përkushtimit të të gjithëve, një projekt i Akademisë. Roli im i vërtetë, fëmija i parë, ka qenë Marina te “Dy duzina me trëndafila të kuq”. Më pas kam qenë të filmi “Alive” i Minarrollit, në rolin e së dashurës së protagonistit. Te “Dhimbja e dashurisë” së Ylli Pepos, deri sa u largova në Kosovë për një projekt me Enver Petrovcin dhe për të përfunduar masterin.

Publikuar: 09.04.2011 | 01:46
Lexuar: 2065 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime