Është paraparë që kryetari i Komisionit Evropian, Baroso me presidentin e Republikës të Maqedonisë, Gjorge Ivanov të mbajnë ligjërata në temën "Në rrugën drejt integrimit në BE: Partner në reformat për ardhmërinë tonë të përbashkët evropiane".
Kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso i shoqëruar nga eurokomisioneri për zgjerim dhe politikë fqinjësore Shtefan Fyle sot do ta vizitojnë Republikën e Maqedonisë në suaza të së cilës do të realizojnë takime me kreun shtetërorë të Maqedonisë.
Është paraparë që kryetari i Komisionit Evropian, Baroso me presidentin e Republikës të Maqedonisë, Gjorge Ivanov të mbajnë ligjërata në temën "Në rrugën drejt integrimit në BE: Partner në reformat për ardhmërinë tonë të përbashkët evropiane".
Siç paralajmëroi kabineti i presidentit të Qeverisë, Baroso dhe kryeministri Nikolla Gruevski do të kenë tet-atet takim, pas së cilës vijon takim plenar i delegacioneve të Republikës të Maqedonisë dhe Komisionit Evropian.
Janë paralajmëruar takime të Baroso me liderët e LSDM-së dhe BDI-së, Branko Cërvenkovski dhe Ali Ahmeti.
Zëdhënësi i Barosos, Mikael Karniçing në deklaratën për Dojçe Vele dje tha se presidenti i Komisionit Evropian gjatë vizitës së nesërme në Maqedoni veçanërisht do të insistoj për nevojën e një lloj marrëveshje historike mes forcave të ndryshme politike dhe kulturore dhe kompromis për shkak të integrimit evropian të vendit.
"Qëllimi strategjik i vizitës të Barosos dhe komisionerit për zgjerim Shtefan Fyle në vendet e Ballkanit është shumë e qartë-që të përforcohet perspektiva e tyre evropiane", shtoi Karniçing.
Eurokomisari Shtefan Fyle, përsëri, këtë javë, në debatin për rezolutën për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian në Strasburg, rekomandoi që Maqedonia ka arritur përparim të rëndësishëm në shumë sfera, por se duhet edhe më tej të punojë në reformat në dialogun politik, sistemin juridik dhe në lirinë e mediave. Theksoi se Maqedonia për momentin gjendet në udhëkryq të vërtetë.
"Ose ajo do të vazhdojë në rrugën drejt BE-së me përfitim reciprok, ose do të mbetet derisa rajoni përparon. Për këtë është koha dhe është e nevojshme të jemi në nivelin e përgjegjësive tona", tha Baroso.
Mes rekomandimeve të cilat në Ohër personalisht do t'i shprehin Baroso dhe Fyle, ndërsa janë përmendur edhe në Strasburg, është nevoja për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta, transparente dhe të lira në Maqedoni në pajtim me normat ndërkombëtare, si dhe për përgjegjësi më të madhe të të gjitha partive politike, të cilat në rajon kanë tendencë kur janë në opozitë ta bojkotojnë punën e parlamentit.
Me vizitën në Maqedoni, Baroso dhe Fyle e përfundojnë turneun e tyre ballkanik në kuadër të së cilës i vizituan Kroacinë dhe Shqipërinë.