Punimet për ndërtimin e kishës u ndërprerë pas ndërhyrjes qytetarëve, shoqërisë civile, por, edhe zyrtarëve të BDI-së, të cilët kundërshtuan që në hapësirat e Kalasë të ngritet objekt kishtar.
Qendra Nacionale për Konservim kërkon përfshirjen e ekspertëve të saj në zgjidhjen çështjes që ka të bëjë me Kalanë e Shkupit ku kohë më parë ndodhi incidenti ndëretnik për shkak të ndërtimit të kishës.
Drejtori, Behixhudin Shehapi thotë se në themelet e Kalasë janë gjetur gjurmë të dy objekteve fetare Islame, por, ai mbron qëndrimin se në Kala nuk duhet të ketë objekte fetare, pasi hapësirat e saj duhet të shërbejnë si atraksion turistik.
Punimet për ndërtimin e kishës u ndërprerë pas ndërhyrjes qytetarëve, shoqërisë civile, por, edhe zyrtarëve të BDI-së, të cilët kundërshtuan që në hapësirat e Kalasë të ngritet objekt kishtar.
Është premtuar se ekspertët tonë do të përfshihen në rregullimin e çështjes së Kalasë, presim ridefinimin e projektit dhe ashtu siç paralajmëroi edhe kryeministri , një debat publik dhe qasje multidisiplinare për zgjedhjen e çështjes.
Mendoj se do zgjidhet një solucion i cili do jetë konform standardeve dhe ligjeve botërore dhe Kalaja e Shkupit do jetë një vend për vizitorët një vend atraksion pa asnjë objekt fetar tha Behixhudin Shehabi, Drejtor i Qendrës Nacionale për Konservim.