Rregullat që parashikojnë që të mos ketë ndërtim në zonën buzë liqenit dhe të mos ngritën konstruksione të betonit, nuk po zbatohen në praktikë tha Marina Taleska, Enti Hidrobiologjik.
Në plazhet e Strugës po ndodhë një anarki e vërtetë, me pasoja të dëmshme për liqenin e Ohrit, reagojnë ekologët e Strugës dhe përfaqësuesit e entit Hidrobiologjik, pasi koncesionerët filluan ti pajisin plazhet me objekte të reja. Ata reagojnë se në vend të objekteve montuese, sikurse parashikon kontrata e koncesionit, në breg të liqenit po ngriten objekte me ndërtim të fortë që iu ngjajnë mini-hoteleve dhe restoranteve.
Plazhe thuajse edhe nuk ka, pasi që pjesa më e madhe e hapësirës tani është betonuar. Ministria për ekologji duhet të reagojë dhe mos të jepë leje, se ata e dinë fort mirë se Liqeni i Ohrit është i mbrojtur prej UNESCO-s, UNICEF-it FAO-s si dhe është marrëveshja bilaterale mes dy shteteve Shqipërisë dhe Maqedonisë që të mbrohen flora dhe fauna me një fjalë të përbashkët biodiversiteti i Liqenit të Ohrit tha ekologu Musa Musai.Pranë bregut të liqenit po mbretëron një kaos i vërtetë. Po bëhet e gjithë ajo që është e dëmshme për liqenin.
Rregullat që parashikojnë që të mos ketë ndërtim në zonën buzë liqenit dhe të mos ngritën konstruksione të betonit, nuk po zbatohen në praktikë tha Marina Taleska, Enti Hidrobiologjik.
Kryebashkiaku i Strugës Merko thotë se është i befasuar nga ajo që po ndodhë në plazhet. Por thekson se për të gjithë këtë është përgjegjëse ministria e transportit dhe lidhjeve, e jo komuna.Diku ku ka ndërtime të forta, vërtetë ka lëshime, por përgjegjësia mbetet tek ministria.
Ne përmes inspektorëve ndërtimorë bëmë kontrollime dhe për të gjitha kemi procesverbale. Jemi marrë vesh që të ketë objekte montuese, e jo me ndërtim të fortë. Kërkojmë që të veprohet sipas ligjit tha Ramiz Merko, kryebashkiak i Strugës. Nga ministria e transportit dhe lidhjeve thonë se rregullisht po bëjnë kontrollime, por nuk thanë se a ka lëshime në ndërtime.
Qiramarrësit kanë për detyrë ti rregullojnë plazhet në pajtim me kushtet e obligueshme, në të kundërtën, ministria e transportit dhe lidhjeve do të fillojë prishjen e kontratës për marrjen afatshkurtër me qira të plazhit. Gjatë prillit përsëri do të bëhet kontrolli në vendngjarje, thonë nga ministria