E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në intervistën javore për radion Evropa e Lirë, Osmani vlerëson se pas zgjedhjeve duhet formimi i një pakti ndërshqiptar në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve, përballë paktit maqedonas, në kuptim të një partneriteti të ri maqedono-shqiptar, për të gjitha mosmarrëveshjet, që nëpërmjet dialogut demokratik dhe institucioneve të sistemit duhet të tejkalohen.
Osmani:'Nevojitet pakti shqiptar'










Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani ka deklaruar se duhet të redefinohet statusi i shqiptarëve në Maqedoni, meqë Marrëveshja e Ohrit nuk është aspirata e fundit e shqiptarëve në Maqedoni, ashtu siç mendon partia shqiptare në pushtet.

Në intervistën javore për radion Evropa e Lirë, Osmani vlerëson se pas zgjedhjeve duhet formimi i një pakti ndërshqiptar në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve, përballë paktit maqedonas, në kuptim të një partneriteti të ri maqedono-shqiptar, për të gjitha mosmarrëveshjet, që nëpërmjet dialogut demokratik dhe institucioneve të sistemit duhet të tejkalohen.

Ndërsa, i pyetur për bashkëveprimin e bllokut politik shqiptar, Osmani vlerëson se kjo përgjigje do të jetë pas zgjedhjeve. “Qëndrimet e deritanishme të partive më të mëdha politike shqiptare BDI, PDSH, por edhe të partisë sonë, shkojnë në drejtim të asaj që njëherë të masim forcat në zgjedhje, dhe pas zgjedhjeve, varësisht nga rezultatet, do të shohim se cilët do të jenë koalicionet e mundshme” tha Rufi Osmani kryetar i RDK-së.

Publikuar: 10.04.2011 | 18:12
Lexuar: 493 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime