Ligji për mbulimin e fytyrës në vende publike është miratuar 12 tetor të vitit të kaluar dhe përfshin gratë, të cilat bartin nikab dhe burka, dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Francës të tilla janë rreth 2 mijë. Bashkësia myslimane në Francë numëron rreth 7 milionë njerëz.
Në Francë nesër fuqizohet ligji për ndalimin e bartjes së ferexhesë e njohur si burka në vend publike, me çka Franca do të bëhet shteti i dytë evropian, pas Belgjikës, e cila aplikon këtë ndalesë.
Ligji për mbulimin e fytyrës në vende publike është miratuar 12 tetor të vitit të kaluar dhe përfshin gratë, të cilat bartin nikab dhe burka, dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Francës të tilla janë rreth 2 mijë. Bashkësia myslimane në Francë numëron rreth 7 milionë njerëz.
Me rastin e fuqizimit të këtij ligji, zyrtarët francezë kanë organizuar një fushatë njëmujore me moton Republika nuk fsheh fytyrën, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar udhëzimin në të cilin policët udhëzohen që të mos dënojnë gratë me burkë afër xhamisë. Ligji nuk përfshin vetëm gratë që bartin burkën, por të gjithë ata që i detyrojnë ato.
Myslimanet pos në xhami mund të veshin burkën në shtëpinë e vet, në dhoma hoteli dhe në automjet, por në këtë të fundit vetëm kur nuk vozisin. Ligji parasheh dënime edhe për ata që detyrojnë gratë për të veshë këtë mbulesë, madje me një vjet burg, ose 30 mijë euro gjobë. Dënimi parashihet të jetë dy herë më i madh, përkatësisht 2 vjet burg dhe 60 mijë euro gjobë nëse bëhet fjalë për person jomadhor