E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë tri ditëve sa zgjati Panairi i edukimit, i cili u zhvillua në Sallën e Kuqe të Pallatit të rinisë në Prishtinë, oferta e USHT-së zgjoi kureshtje të madhe tek maturantët, të cilët shprehnin interesimin e tyre për të studiuar në USHT, por edhe te studentët të cilët interesoheshin për kushtet që i ofron universiteti ynë, për ciklin e dytë të studimeve.
Nė Panairin e edukimit nė Prishtinė USHT e prezantoi ofertėn akademike pėr studentėt e rinj


Universiteti Shtetëror i Tetovës, më 6-8 prill mori pjesë në Panairin e Edukimit në Prishtinë, i cili u organizua nga kompania CEO dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës.

Gjatë ditëve të panairit Universiteti Shtetëror i Tetovës shpalosi programet dhe ofertat për studimet e ciklit të parë dhe të dytë, aktivitete dhe kualifikime të tjera të niveleve dhe të profileve të ndryshme.

Në hapjen solemne të Panairit të edukimit, ishte i pranishëm edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Republikës së Kosovës, Ramë Buja, i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se studentët që dëshirojnë të shkojnë për shkollim kudo në botë, kanë një rast të mirë të njihen me oferta konkrete.
Në Panairin e edukimit në Prishtinë USHT e prezantoi ofertën akademike për studentët e rinj

“Panairi i Edukimit, i cili organizohet për të katërtën herë me radhë, është mundësi e mirë për të gjithë. Në të ardhmen ky panair do të jetë edhe më i pasur dhe aktivitetet e kësaj natyre do të shërbejnë për kauzën tonë ,,Kosova shtet i dijes”, theksoi ministri Buja, i cili me këtë rast shoqërohej edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Llauka.

Gjatë vizitës që u bëri stendave të universiteteve pjesëmarrëse në këtë Panair, ministri Buja u ndal edhe në stendën e USHT-së, ku nga udhëheqësi i delegacionit të Universitetit tonë, Selam Sulejmani, u njoftua në detaje me ofertën e USHT-së për vitin akademik 2011/2012, si dhe kushtet që ju ofrohen studentëve nga Republika e Kosovës.
Në Panairin e edukimit në Prishtinë USHT e prezantoi ofertën akademike për studentët e rinj

Gjatë tri ditëve sa zgjati Panairi i edukimit, i cili u zhvillua në Sallën e Kuqe të Pallatit të rinisë në Prishtinë, oferta e USHT-së zgjoi kureshtje të madhe tek maturantët, të cilët shprehnin interesimin e tyre për të studiuar në USHT, por edhe te studentët të cilët interesoheshin për kushtet që i ofron universiteti ynë, për ciklin e dytë të studimeve.

Po ashtu, gjatë kohës së zgjati Panairi i Edukimit, udhëheqësi i Zyrës për Informim e USHT-së, Selam Sulejmani dhe ai i Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë, Daut Memeti, realizuan një sërë takimesh me përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve të tjera arsimore nga Republika e Kosovës dhe rajoni, si dhe dhanë më shumë deklarata për mediat elektronike dhe ato të shkruara.

Për pjesëmarrje të suksesshme në Panairin e edukimit në Prishtinë, Universitetit Shtetëror të Tetovës, nga Kompania CEO-s iu nda Certifikatë.
Në Panairin e edukimit në Prishtinë USHT e prezantoi ofertën akademike për studentët e rinj
Në Panairin e edukimit në Prishtinë USHT e prezantoi ofertën akademike për studentët e rinj
Në Panairin e edukimit në Prishtinë USHT e prezantoi ofertën akademike për studentët e rinj
Në Panairin e edukimit në Prishtinë USHT e prezantoi ofertën akademike për studentët e rinj

Publikuar: 11.04.2011 | 07:43
Lexuar: 842 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
liridona (30/09/2011 07:34:01) une jom maturante sivjet dhe deshiroj te shkoj per studime per ne gjermani a ka mundesi mem njoftu rreth panairit 2012 2013 kur mbahet me saktesisht daten dhe vendin dhe cilat jan rregullat qe duhet mi pas per me shku ne gjermani ju lutem derojeni sa ma shpejt nje informacion.faliminderit per leximin e letres time ju pershendes liridona

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime