Komuna e Gostivarit është një ndër komunat në të cilat realizohet projekti Inkluzioni i fëmijëve romë në institucionet parashkollore. Në Kopshtin e fëmijëve IPKF Gëzimi fëmijëror në Gostivar janë sistemuar pa pagesë fëmijë romë të moshës 4-6 vjeç.
Fëmijët përkatësisë rome, të sistemuar në kopshtin e fëmijëve në Gostivar, së bashku me edukatoren e tyre Minever Skenderi, sot i bënë një vizitë Komunës së Gostivarit. Ata, në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, i priti kryetari i këshillit dr. Fadil Zendeli.
Me këtë rast, z. Zendeli tha se Komuna e Gostivarit është e gatshme të ndihmojë të gjithë fëmijët pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare dhe sociale.
Komuna e Gostivarit është një ndër komunat në të cilat realizohet projekti Inkluzioni i fëmijëve romë në institucionet parashkollore. Në Kopshtin e fëmijëve IPKF Gëzimi fëmijëror në Gostivar janë sistemuar pa pagesë fëmijë romë të moshës 4-6 vjeç.
Ky projekt në financohet nga Qendra Edukative Rome, Ministra e punës dhe politikës sociale dhe komunës së Gostivarit.