E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komuna e Gostivarit deri te Ministria e financave dhe Qeveria e Maqedonisë ka aplikuar me tre projekte dhe për të njëjtat ka marrë mendim pozitiv.
Banka Botėrore rikonfirmon mbėshtetjen ndaj Komunės sė Gostivarit










Kryetari i komunës së Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani, priti në kabinetin e tij një delegacion të Bankës Botërore të kryesuar nga Björn Philipp – task lider për kreditim të njësive të vetëqeverisjes lokale.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i ecurisë së aktiviteteve të Komunës së Gostivarit në kuadër të projektit MSIP, i krijuar nga Ministria e financave e Republikës së Maqedonisë për asistencë komunave për aplikim në Bankën Botërore për marrjen e kredive për përmirësimin e shërbimeve komunale. Komuna e Gostivarit deri te Ministria e financave dhe Qeveria e Maqedonisë ka aplikuar me tre projekte dhe për të njëjtat ka marrë mendim pozitiv.

Kryetari Osmani, delegacionin e Bankës Botërore e informoi me ecurinë e përpilimit të projekteve për ndriçim publik, makineri dhe pajisje përkatëse për ndërmarrjen publike komunale, si dhe për investimin infrastrukturor për ujësjellësin në fshatin Debresh. “Të tre projektet janë në fazën përfundimtare, ku vetëm për projektin e ujësjellësit në fshatin Debresh, presim mendim pozitiv nga Ministria e mjedisit jetësor’ nënvizoi Osmani. “Duke pasur parasysh kursimet, menaxhimin racional me mjetet publike dhe arkëtimin e suksesshëm të tatimeve komunale, Komuna e Gostivarit ka dëshmuar se ka potencial financiar që në kohë të servisojë kreditë pas procesit të miratimit të të njëjtave” shtoi ai.

“Jemi të fasciunuar me pasqyrën financiare të Gostivarit, e cila prej një komune me likuiditet të cenuar, kaloi në një komunë e cila i plotëson kriteret e Bankës Botërore. Kjo u dëshmua me përcaktimin e rejtingut kreditor, andaj nuk kemi dyshim se komuna e Gostivarit do të arrijë që të paguajë kredinë për këto tre projekte”, theksoi z.Philipp.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore, rikonfirmuan përkrahjen për komunën e Gostivarit deri në nënshkrimin e kontratave për kreditim.

Publikuar: 11.04.2011 | 18:27
Lexuar: 430 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime