Çmimi i EUROSUPER-it BS-95 prej sonte do të jetë 80.5 denarë për një litër, EUROSUPER-i BS-98 do të kushtojë 82 denarë. Euro-diezeli do të shitet për 71 denarë për një litër, kurse vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 60 denarë.
Çmimet me pakicë të benzinës prej sonte në mesnatë do të rriten për tre denarë për një litër, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për 1.5 denarë, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës në mbledhjen e sotme të rregullt.
Çmimi i EUROSUPER-it BS-95 prej sonte do të jetë 80.5 denarë për një litër, EUROSUPER-i BS-98 do të kushtojë 82 denarë. Euro-diezeli do të shitet për 71 denarë për një litër, kurse vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 60 denarë.
Rritjet e fundit të derivateve të naftës arsyetohen me e rritjen e çmimit të naftës së papërpunuar në tregjet botërore për 5.18 për qind gjatë dy javëve të fundit, kur mesatarisht kushtonte 120 dollarë për një fuçi.